Gjykata: Sulmuesit e gazetarit Valon Syla të motivuar nga bindjet fetare

Lajme

Gjykata: Sulmuesit e gazetarit Valon Syla të motivuar nga bindjet fetare

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:52
Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar si fakt të pakontestuar se tre sulmuesit e Valon Sylës ishin të motivuar nga bindjet fetare për t’i shkaktuar atij lëndime. Po ashtu, gjykata ka ardhur në përfundim se sulmi ndaj Sylës ka pasur për qëllim të cenojë lirinë e shprehjes.

Këto konstatimet janë nxjerr në aktgjykimin e publikuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me rastin e dënimit me nga dy vite burgim ndaj Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani, të akuzuar për sulmin ndaj  gazetarit Valon Syla.

Gjykata si rrethanë rëndësuese ka marrë për bazë edhe faktin se me këtë vepër penale cenohet një nga të drejtat vitale të njeriut, integriteti trupor dhe në raste të tilla mund të cenohet edhe jeta e njeriut, si një nga të drejtat më absolute të njeriut të njohur me Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare, po ashtu, me anë të kësaj vepre është tentuar të cenohet liria e shprehjes si e drejtë fundamentale e çdo njeriut”, thuhet në aktgjykimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë me kryetare të trupit gjykues, gjykatësen Violeta Namani-Hajra dhe anërarë Musa Konxheli dhe Arben Hoti.

Fillimisht me 7 dhjetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte bërë shpalljen e aktgjykimit duke i dënuar me dy vite burgim Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Në aktgjykimin prej 23 faqesh gjykata në pjesën e arsyetimit ka theksuar se nga dëshmia e të dëmtuarit Valon Syla ka arritur të vërtetojë se i njëjti ishte goditur nga Lum Dërvishi dhe dy persona të tjerë të cilit nuk i kishte parë se kush ishin.

Kurse  përmes së dëshmisë së dhënë nga Ilir Mirena, gjykata ka vërtetuar se pas emisionit në televizionin “T7” bashkë me të dëmtuarin Valon Syla kishin shkuar në një restorant në Prishtinë ku në hyrje të tij Syla ishte sulmuar nga tre persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat