Debati për dinarin| Avokati serb: Vuçiç ta njoh Kosovën si shtet, asgjë se pengon

Lajme

Debati për dinarin| Avokati serb: Vuçiç ta njoh Kosovën si shtet, asgjë se pengon

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:34
Çedomir Stoikoviç

Avokati serb Çedomir Stoikoviç tha se heqja e dinarit në Kosovë nuk ka pse të shkaktojë ikjen e serbëve e nga Kosova.

Sipas tij asgjë nuk e pengon Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe monedhën e saj, e në këtë formë të bëjë pagesat njësoj siç vepron me çdo vend tjetër të botës.

“Nuk mund  të themi se serbët do të fillojnë të largohen nga Kosova vetëm sepse dinari nuk është më valutë zyrtare, por askush nuk e ndalon dhe as e parandalon Aleksandër Vuçiç që të njoh bankën publike të Kosovës si një bankë e pavarur të një vendi të pavarur. Asgjë nuk e pengon Serbinë që të njoh Kosovën si një shtet i pavarur.

Nëse e njeh atëherë mund të bëjë pagesa të  rregullta me Kosovën njësoj sikurse bën me Gjermaninë. shumë serbë të Serbisë marrin pensione nga gjermania, njësoj si serbët që paguheshin nga Serbia në  Kosovë. Kjo gjë është e mundur mes Gjermanisë dhe Serbisë sepse janë dy vende sovrane dhe sepse kanë marrëveshje ndërkombëtare. Askush nuk e ndalon Serbinë të bëjë të njëjtën marrëveshje me Kosovën, ta njoh atë si vend i pavarur dhe të pranojë bankën e saj, kështu mund të bëjë pagesa njësoj si në çdo vend tjetër të botës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat