Thyhen lokalet e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës

Lajme

Thyhen lokalet e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Shtëpia ku ishte vendosur selia e Iniciativës Qytetare SDP të liderit të serbëve Oliver Ivanoviç i vrarë vite më parë natën është demoluar edhe thyer nga persona të panjohur, këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e kësaj iniciative Ksenije Bozhoviç, ish bashkëpunëtore e Ivanoviçit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se janë dëmtuar dhe thyer dera e hyrjes sikurse edhe zyra e këtij subjekti nga persona të panjohur, ndërsa nga objekti është larguar edhe flamuri.

Lidhur me rastin u raportua në Policinë e Kosovës, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

“Sot në mëngjes kur dolëm në punë në hapësirën e selisë së Iniciativës Qytetare SDP, kemi gjetur një gjendje të tmerrshme, thyerje dhe dëmtim të zyrës dhe derës së hyrjes. Ka ndërrim të bravës së dyerve në të dy katet dhe vendosje edhe të zinxhirit. Po ashtu kemi vërejtur edhe shkallë, që me gjasë janë përdorur për largimin e flamurit, kjo është e tmerrshme” ka theksuar Bozhoviç.

Kamerat e vendosura në selinë e Iniciativës Qytetare SDP nuk punojnë, kështu që nga ky subjekt nuk ka edhe informatë fillestare se kush mund të ketë hyr në objekt dhe sa ishte numri i tyre kanë thënë nga IQ SDP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat