Ish-kryediplomati malazez: Koalicioni qeverisës në Podgoricë s’është në favor të vazhdimit të njohjes së Kosovës

Lajme

Ish-kryediplomati malazez: Koalicioni qeverisës në Podgoricë s’është në favor të vazhdimit të njohjes së Kosovës

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:13
Miodrag Vlahoviç

Ish-ministri i jashtëm i Malit të Zi, dhe ish-ambasadori i këtij vendi në SHBA, Miodrag Vlahoviç tha se qëndrimi i zbutur i BE-së ndaj Beogradit është i papranueshëm.

Duke e vënë theksin te rreziku i ndikimit rus në rajon, ai paralajmëroi se qeveria e re e Malit të Zi, pavarësisht se hiqet si pro-evropiane është në fakt pro Moskës, dhe është në favor të tërheqjes së njohjes për Kosovën.

“Jo më të keqes, por mendoj se situata është vazhdimisht në prag të përshkallëzimit.  Nuk I referohem vetëm sulmit të sponsorizuar nga shteti serb në Banjskë, por në përgjithësi, ka një sërë situatash të ndryshme potenciale të krizës, jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Dhe deri diku, gjatë tre viteve të fundit ka pasur disa sfida edhe në Malin e Zi. Nuk besoj se jemi përballë mundësisë së përshkallëzimit, por kjo mundësi nuk duhet harruar ose nuk duhet të konsiderohet, si të them, inekzistente.

Mendoj se është gjithmonë aty. Është shumë e rëndësishme që Mali i Zi është në NATO, Shqipëria dhe Maqedonia po ashtu janë në ë NATO, dhe që janë shënuar hapa të rëndësishëm përpara edhe për Kosovën, në kontekstin e çështjeve që lidhen me sigurinë. Aleatët dhe miqtë tanë perëndimorë, pavarësisht disa vështirësive në komunikim, janë në krah  vetëm të qeverisë së Z. Kurti, por në përgjithësi të Ballkanit Perëndimor.

Përkundër këtyre keqkuptimeve dhe fërkimeve të caktuara, mendoj se  aleatët dhe miqtë tanë perëndimorë e kanë kuptuar rëndësinë e mbajtjes së gjërave nën kontroll, gjë që sigurisht është shumë e rëndësishme dhe shumë e nevojshme kur bëhet fjalë për Serbinë dhe regjimin serb. Kjo lloj vëmendje dhe gatishmëri e vazhdueshme për të vepruar nëse ndodh diçka, sepse lidhjet mes Beogradit dhe Moskës zyrtare janë të pamohueshme, nuk mund dhe nuk duhet të injorohet. Dhe kjo është ndoshta mënyra më e mirë për të kapërcyer problemet e mundshme, për të monitoruar situatën dhe për të pasur vetëdije të plotë për krizën që mund të lindë jo vetëm, po e përsëris, jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe gjetkë.” – tha ai.

Ai u pyet edhe lidhur me marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën, pas zhvillimeve atje, duke thënë se koalicioni qeverisës në Podgoricë s’është në favor të vazhdimit të njohjes së Kosovës.

” Mali i Zi është në tre vitet e fundit ka qenë në gjendje të rëndë dhe shumë shkatërruese.. I referohem ndikimit të Serbisë, interesave ruse, shërbimeve qeveritare, mediave, Kishës së Serbisë.. Gjithçka ka qene e dëmshme për vendin tone. Dua te përmend këtu se ekziston një optimizëm i ri në Bashkimin Evropian se Mali i Zi do të avancojë dhe duhet të avancojë në kontekstin e agjendës së BE-së, e cila në përgjithësi është pozitive dhe duhet mbështetur.

Por ne në Malin e Zi jemi të vetëdijshëm se cili është lloji i qeverisë që kemi, cila është natyra e koalicionit politik që ka formuar qeverinë dhe cili është në të vërtetë profili ideologjik dhe politik i forcave politike që kanë krijuar shumicë parlamentare. Ka, shumë pak përjashtime, te këto parti politike. Këta politikanë nuk janë pro evropianë, apo pro perëndimor, është e panevojshme të thuhet,. Dhe është e panevojshme të përmendet se ata nuk janë në favor të vazhdimit të njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Ata janë kundër të gjitha këtyre vlerave.

Në të njëjtën kohë, ata po promovohen si parti politike dhe politikanë që mund ta udhëheqin Malin e Zi drejt BE-së. Dhe ata po promovohen, teksa flasim, nga vetë evropianët, gjë që është intriguese,  është interesante…. Por kur hyn më thellë , kur sheh se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, në jetën reale ka një sërë çështjesh të cilat mund të jetë shumë të dëmshme për idenë e përgjithshme që Mali i Zi të përparojë shpejt drejt anëtarësimit në BE. Dhe fundi është i thjeshtë.  Ne jemi të vetëdijshëm për faktin dhe është logjike, është e natyrshme. – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat