“Tërheqjet e njohjeve” të Kosovës, Bërnabiq i konsideron si suksesin më të madh të qeverisë në Serbi

Lajme

“Tërheqjet e njohjeve” të Kosovës, Bërnabiq i konsideron si suksesin më të madh të qeverisë në Serbi

Më: 18 mars 2024 Në ora: 22:49
Ana Brnabiç

Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se suksesi më i madh i qeverisë aktuale të Serbisë është se “që nga viti 2012, 28 shtete kanë tërhequr njohjen” e Kosovës.

Bërnabiq duke folur në seancën e Kuvendit të Serbisë të hënën, tha se “deri në vitin 2012 çdo gjë ishte e humbur sa i përket Kosovës e M.”.

Tha se qeveria e Serbisë në vitin 2001 “kishte liruar më shumë se 1800 terroristë shqiptarë, e në vitin 2004, kur ndodhi një “pogrom i popullit serb në Kosovë, autoritetet në Beograd heshtën”.

“Pastaj në vitin 2008, shpallja e pavarësisë nga një grup njerëzish në Prishtinë, ku qeveria jonë doli me një komunikatë për media. Pastaj në vitin 2010, kur bisedimet u transferuan nga Kombet e Bashkuara, ku kemi miq dhe partnerë që nuk e njohin të ashtuquajturën republikë të rreme të Kosovës, për në Bruksel e kështu me radhë”, tha Bërnabiq.

Kuvendi i Serbisë ka zhvilluar seancën ku Bërnabiq është propozuar për kryetare të Kuvendit.

Seanca do të vazhdojë të martën. Përfaqësuesit e dy koalicioneve opozitare kanë qëndruar në sallë duke mbajtur në duar figura të Oscarit dhe fotografinë e sindikalistit të arrestuar të ushtrisë Novica Antiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat