Haxhiu: MKRS-ja ndau me kontratë njëburimore mbi 1 milion euro për ndërrimin e barit të “Fadil Vokrrit”

Lajme

Haxhiu: MKRS-ja ndau me kontratë njëburimore mbi 1 milion euro për ndërrimin e barit të “Fadil Vokrrit”

Më: 1 prill 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ngritur një shqetësim e që sipas tij ka të bëjë me rregullimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Haxhiu ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë kontratën në vlerë prej 1.3 milion eurove për rregullimin e këtij stadiumi me bari sintetik.

Ai ka vlerësuar se përveç se kjo kontratë u dha në mënyrë njëburimore, shuma e kësaj kontrate nuk është as reale.

“Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore? Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Sipas tij bari sintetik hibrid në treg kushton diku rreth 270 mijë ose 300 mijë euro.

Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove. Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit. Ministri del merr poza e lavdërohet me zhvatjen e 1 milion eurove të parasë publike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat