Vuçiç mohon se është shantazhuar nga Macron për sanksione ndaj Rusisë, akuzon vendet e Quintit për mbështetjen e Kurtit dhe fajësimin e Serbisë

Lajme

Vuçiç mohon se është shantazhuar nga Macron për sanksione ndaj Rusisë, akuzon vendet e Quintit për mbështetjen e Kurtit dhe fajësimin e Serbisë

Nga: F.B. Më: 12 prill 2024 Në ora: 09:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka mohuar se në takimin me presidentin francez, Macron, është shantazhuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi vendet e Kuintit për mbështetjen e Kurtit dhe për fajësimin e Serbisë, transmeton "Beta", sipas "Bota Sot".

"Serbia krenohet me qëndrimin e vet dhe nuk i përkulet askujt. Po thonë se Makron më ka shantazhuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë sipas ‘Sky’, kjo nuk është e vërtetë. Kishim një takim miqësor dhe kemi rezultate nga bisedimet", tha ai për gazetarët.

Vuçiç akuzoi vendet e Kuintit për mbështetjen e kryeministrit Kurti dhe për "gënjen e fajësimin e Beogradit".

Për incidentin në Novi Pazar, Vuçiç tha se "është e tmerrshme që kamionët kanë hyrë në pjesën e qytetit me banorë serb dhe që janë hedhur fishekzjarr në kazermë". Ai tha se edhe serbët edhe boshnjakët janë shqetësuar nga ky incident.

Ai paralajmëroi se do të shkojë të takohet dhe të bisedojë me banorët.

"Do të takoj miqtë boshnjakë dhe të bisedoj me ta, sepse paqja nuk ka çmim. Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërmarrim masa që të mos ketë incidente të tilla", tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat