Ministrja Hajdari mohon se u intervistua nga Prokuroria Speciale

Lajme

Ministrja Hajdari mohon se u intervistua nga Prokuroria Speciale

Më: 15 prill 2024 Në ora: 10:50 Përditësuar në ora: 13:35 më 15.04.2024
Foto ilustrim

Çështja e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari del nga Prokuroria Speciale: S’jam intervistuar

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari sot shkoi në zyrat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Aty qëndroi për disa orë. U raportua se ajo po intervistohej për skandalin për Rezervat Shtetërore.

Me të dal nga selia e kësaj prokurorie, ajo tha se nuk është  marrë në pyetje, dhe se kishte një intervistim për disa ligje që janë në fuqi e që lidhen me skandalin në fjalë.

“Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore”, ka thënë ajo para mediave pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale.

Ajo tha se do të përgjigjen pasi të i kryejnë disa procedura që ajo përmendi.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”

-----

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari po merret në pyetje, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ky intervistim sipas burimeve brenda prokurorisë ka të bëjë me pretendimet e ngritura për rezervat shtetërore.

Intervistimi i ministres Hajdari ka nisur në orën 9:30.

Autoritetet në Kosovë kishin arrestuar disa  persona, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat