Interesi i Moskës është zgjerimi i konfliktit në Evropë - Ekziston rreziku në Ballkan, prandaj NATO dërgon armatim të rëndë në Kosovë

Lajme

Interesi i Moskës është zgjerimi i konfliktit në Evropë - Ekziston rreziku në Ballkan, prandaj NATO dërgon armatim të rëndë në Kosovë

Nga: F.B. Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Dragan Shutanovac nga “Këshilli për politikë strategjike” ka deklaruar se “Moska dëshiron konfliktin ta zgjeroj në sa më shumë lokacione në Evropë dhe Lindje të Afërme që nga momenti që nisi luftën në Ukrainë – prandaj ka rrezik për konflikt në Ballkan, për këtë shkak NATO dërgon armatim të rëndë në Kosovë”, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Si dihet Komanda supreme e forcave të NATO-së për Evropë. Deklaroi se NATO ka marr vendim për përforcim të forcës rezervë brenda misionit në Kosovë dhe BeH, ndërsa në arsyetimin e këtij veprimi thuhet se vendimi u mor pasi “Moska dëshiron të zgjeroj luftën në Evropë”.

Prej fillimit të luftës në Ukrainë, Moska dëshiron zgjerimin e konfliktit në lokacione të tjera në Evropë dhe Lindje të Afërme, aktualisht në këtë synim kanë pas sukses pjesërisht - Në Lindje po zhvillohet luftë, ndërsa shërbimet informative perëndimore kanë parë rrezik për konflikt në hapësirën e Ballkanit” tha ai, duke shtuar se pikërisht për këtë komanda e NATO-së mori vendim për shtim forcës dhe armatimit të rëndë.

Rreziku për konflikt është në Poloni dhe disa vende tjera anëtare, por edhe bartja në Ballkan, por besoj se do ketë mendje të hapur që ata që vendosin të mos lejojnë luftën, tha Shutanovac.

“Unë mendoj se nuk ka sfidë konflikti, por tensionimi e eskalimi të intensitetit të ultë, prandaj KFOR dhe EUFOR duan që të parandalohet ky rrezik, gjë që është mirë në anën tjetër porosia e keqe është s mbetemi hapësirë e dyshimtë konflikti” tha ai.

Lidhur me situatën mes Izraelit dhe Iranit, ai theksoi se “interesant është fakti se në shkëndijat e këtij konflikti shumë vende në rajon po mbajnë anën e Izraelit”.

“Janë Jordania, Arabia, Bahreini si dhe Emiratet që kanë shenja informacioni se mbështesin koalicionin perëndimor të pranishëm dhe kjo është paksa e habitshme. Nga ana tjetër ata shprehën gatishmëri për përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat