Ndrangheta mafia më e fuqishme e globit

Lajme

Ndrangheta mafia më e fuqishme e globit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:26
?Ndrangheta mafia më e fuqishme e globit

Ndrangheta, mafia kalabreze është e vetmja organizatë kriminale e pranishme në të gjithë kontinentet dhe vazhdon të zgjerohet, njoftoi sot Nicola Gratteri, një prokuror italian, i cili lufton prej dekadash kundër mafias.

“Ndrangheta është e vetmja mafie e pranishme në të gjithë kontinentet: në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut, Afrikën dhe tani po shtrihet në Evropën Lindore dhe në Azi”, deklaroi Gratteri për shtypin e huaj në Romë, shkruan ATSH.

Gratteri, 60 vjeç, i cili që nga viti 1989 është nën mbrojtjen e policisë, aktualisht është Prokurori i Përgjithshëm i Catanzaros, kryeqendra e Kalabrisë.

Ai prezantoi librin e tij “Historia e fshehtë e Ndrangheta”, shkruar në bashkëpunim me pedagogun, Antonio Nicaso, një specialist i studimeve për mafian, i cili jep mësim në SHBA dhe në Kanada.

“Ndrangheta është kudo e pranishme, aty ku ka para dhe pushtet. Ajo nuk është as e majtë as e djathtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat