Shumica e dini se rekomandohet që para se të flini të pastroni ajrin e dhomës.
Përveç kësaj ka edhe këshilla të tjera për një gjumë të rehatshëm prej 6-9 orësh, ndër to sygjerohet që para gjumit të pini pak ujë me një lugë mjaltë.
Më poshtë disa këshilla që të flini sa më shpejt:
Relaksoni trupin- hap pas hapi, relaksoni çdo pjesë të trupit
Pastroni kokën nga të gjitha mendimet, mos mbani asgjë në mendje së paku për 10 sekonda,
Imagjinoni diçka të bukur, qetësinë e një liqeni, apo kënaqësinë e ecjes pranë detit.