Katër shenjat që tregojnë se dikush po ju gënjen

Life style

Katër shenjat që tregojnë se dikush po ju gënjen

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Gënjeshtrat serioze fare nuk janë të padëmshme, sepse të rraskapitin dhe t’i rrënojnë emocionet e besimin tonë. Ja ndaj cilave shenja duhet pasur kujdes për ta kuptuar se dikush po ju gënjen derisa ju shikon në sy.

Kënaqësia mashtruese

Falë mikroshprehjeve mund të zbulojmë nëse dikush po na gënjen. Mirëpo shtypja e emocioneve nuk nënkupton se dikush po gënjen. Kur një person vërtet gënjen, në fytyrë do t’i paraqitet një shprehje e cila quhet “Kënaqësia mashtruese”. Përcillet me buzëqeshje ose me ngazëllim eksitus. Gënjeshtra e tillë krijon ndjenjën e ekzistimit te personi që e thotë.

Shmangia e shikimit

Ndërprerja e kontaktit me sy është edhe një shenjë tjetër e gënjeshtrës. Gënjeshtarët dinë të bëjnë diçka të gabuar dhe për këtë arsye me ndërprerjen e kontaktit me sy mundohen të zvogëlojnë ndjenjën e fajësisë.

Gjestet e çrregulluara

Fjalët janë gënjeshtra, por trupi e thotë të vërtetën. Nëse punëdhënësi ju thotë se nesër do t’ua paguaj rrogën dhe me këtë tund shpatullat ta dini se për rrogë duhet të prisni pak më gjatë.

Flet me radhë të ashpër kronologjike

Kur gënjeshtarët mundohen t’ua shesin gënjeshtrën, ajo zakonisht është e ushtruar nga fillimi e deri në fund. Kyçuni në bisedë me pyetjen e cila do t’ia çrregullojë atij radhitjen kronologjike të fjalisë, të cilën e ka ushtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat