Lëkurë e ndritshme, mbajeni nën kontroll duke luftuar stresin e zorrëve

Life style

Lëkurë e ndritshme, mbajeni nën kontroll duke luftuar stresin e zorrëve

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:29
Ilustrim

Keni një ngjarje të rëndësishme, keni blerë një veshje që ju rri për bukuri, ke shkuar dhe te parukieri. Shihesh në pasqyrë dhe shikoni se fytyra juaj nuk është në përsosmërinë e duhur: nuk është shumë e shkëlqyeshme, madje e fikur, e tretur, me akne të zeza dhe rrathë të zinj poshtë syve, madje edhe me rrudha të dukshme. Për këtë, i bën një pastrim të thellë me scrub një ditë po e një ditë jo, heq grimin çdo mbrëmje dhe ke blerë dhe një krem hidratues të shtrenjtë. Si është e mundur? Rrënja e problemit mund të mos jetë lëkura, por zorrët.

Po pra, në mënyrë që të keni një lëkurë të shëndetshme, produktet e bukurisë mund të mos mjaftojnë. Është e nevojshme të përqendroheni tek të ushqyerit për të rivendosur ekuilibrin e zorrëve. Nëse qendra gëzon shëndet të mirë, efektet do të shihen edhe në fytyrë. Një shembull? Ja: nuk është e vërtetë se “ëmbëlsirat bëjnë akne”, thjeshtë, shumë ëmbëlsira ndryshojnë florën e zorrëve dhe kjo shkakton jopërsosmëritë, duke bërë që lëkura të mos jetë e shkëlqyeshme dhe as e shëndetshme.

Është koha për të bërë detox, për të luftuar stresin e zorrëve dhe për të sjellë përsëri ekuilibrin e nevojshëm në zorrë, gjë që ju bën të bukur edhe jashtë: vraponi në supermarket, harrojini kremrat dhe shkoni në departamentin e frutave dhe perimeve, merrni domatet, të cilat janë të pasura me likopen dhe një antioksidant i fuqishëm, fruta të thata, si për shembull bajame, përmbajnë vitaminë E, e cila mbron fibrat e kolagjenit dhe vepron si një antioksidant që mbron lëkurën nga radikalet e lira, edhe manaferrat, ato aktivizojnë mikroqarkullimin.

Nëse lëkura juaj është e ndjeshme dhe tenton të vuajë nga mungesën e përsosmërisë, jo vetëm gjatë periudhave të stresit, por praktikisht gjithmonë, ju vijnë në ndihmë probiotikët. Ato janë një aleat i mirë për parandalimin e çrregullimeve të zorrëve nga të cilat mund të nxjerrin të metat tuaja. Për më tepër, edhe lëkura është pjesë jashtëzakonisht e ndjeshme e trupit tonë, e cila duhet të ruajë ekuilibrin e saj dhe duhet të mbrohet nga agresionet e jashtme. Probiotikët, duke vepruar “nga brenda”, promovojnë balancën e florës intestinale dhe kanë efekte pozitive edhe “jashtë”.

Së fundi, mos harroni të pini shumë ujë: pastron lëkurën dhe zorrën, duke promovuar rregullsinë. Rezultati do të jetë i dukshëm brenda pak ditësh dhe në atë ngjarje të rëndësishme do të jeni më e shkëlqyera mes të ftuarve. Provoni dhe do ta besoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat