E vërteta për njerëzit që duken shumë të pjekur në vitet e tyre të 20’ta - Bota Sot
E vërteta për njerëzit që duken shumë të pjekur në vitet e tyre të 20’ta

Life style

E vërteta për njerëzit që duken shumë të pjekur në vitet e tyre të 20’ta

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Kur e takoni dikë që duket shumë më i/e mençur për moshën që e ka, ju duhet ta dini se zakonisht njerëzit nuk lindin ashtu. Pra nuk janë “shpirtra të vjetër” apo “zemra antike”.

E vërteta për njerëzit që janë super të pjekur në vitet e tyre të 20’ta është se kanë qenë të detyruar të rriten më shpejt. E vërteta është se kanë kaluar nëpër rrethana të ndryshme dhe kështu kanë mësuar si të piqen para kohe.

Kur kaloni në faza të vuajtjeve të ndryshme në moshë të re, ju i mësoni disa gjëra për botën. Ju e mësoni se nuk mund t’i kontrolloni tjerët, por se mund ta kontrolloni veten. Ju e mësoni se paraja është liri, andaj edhe e bëni atë prioritet. Ju e mësoni se njerëzit i përgjigjen atyre që i respektojnë, andaj edhe bëhet misioni juaj që të bëheni sa më inteligjent dhe më të aftë që është e mundur.

Askush nuk zgjohet një ditë duke u ndjerë se me padurim presin t’i marrin përgjegjësitë e të rriturve. Askush nuk dëshiron ta izolojë veten.

Kjo ndodh vetëm kur kaloni përmes dhimbjeve të mëdha – e posaçërisht nëse shkaktohen nga tjerët këto dhimbje.

Nuk ka vuajtje më të madhe sesa të mbështeteni në prindërit për mbijetesë, ndërkaq njëkohësisht të vuani nga luhatja e disponimit dhe paqëndrueshmëria emocionale.  Nuk ka vuajtje më të madhe sesa t’ju duhet të qëndroni në lidhje të dobëta romantike, ose përndryshe do të përfundoni në rrugë apo më keq. Nuk ka pikëllim më të madh sesa të jeni të detyruar të qëndroni në shoqëri nga të cilat frikësoheni të largoheni sepse pasojat afatgjate për jetën mund të jenë të paimagjinueshme.

Të rinjtë nuk piqen shpejt sepse duan të jenë “të mërzitshëm, seriozë e të përqendruar”, por e bëjnë këtë sepse jeta ua imponon. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...