Nëse keni flokë të hollë, ka disa mënyra që t’i bëni të duken sa më voluminozë - Bota Sot
Nëse keni flokë të hollë, ka disa mënyra që t’i bëni të duken sa më voluminozë

Life style

Nëse keni flokë të hollë, ka disa mënyra që t’i bëni të duken sa më voluminozë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:17
Ilustrim

Nëse nuk i stilojmë si duhet, flokët e hollë mund të duken të dobët dhe pa jetë. Është një problem për shumicën e vajzave, pasi jo çdokush lind me genet perfekte për të trashëguar flokë të dendu. Është kjo arsyeja pse përdorim maska të ndryshme e mundohemi të gjejmë produktet më të përshtatshme për skalpin e kokës.

Një nga metodat më të përdorura është të krehurit e flokëve mbrapsht, aty ku fillon rrënja. Ndonëse një metodë efektive, nuk mund të themi se mund ta përdorim përjetë, pasi edhe kjo sjell pasoja negative nga pas. Rrezikon këputjen e flokëve, dëmtimin e tyre të pjesshëm e shumëçka tjetër. Me pak fjalë, nevojiten të tjera proçedura për t’i bërë flokët e hollë të duken të dendur e lot volum.

Si mund të veprojmë?

Ekspertët rekomandojnë disa proçedura në veçanti, që nuk kushtojnë as kohë, e as para të shumta. Me siguri, disa nga produktet e përmendura më poshtë i keni bërë tashmë tuajat, vetëm se këtë herë do të mësoni se si t’i përdorni si duhet në funksion të rezultateteve të kërkuara. Do ta shihni se në shumë pak kohë, flokët tuaj do të marrin gjallërinë e nevojshme dhe nuk do të jetë më nevoja të krijoni imazhin e një vajze që nuk kujdeset aspak për paraqitjen. Thjesht, ndiqni hapat e mëposhtme!

1- Mos kini asnjëherë frikë të përdorni zbutësin gjatë larjes. Çdo lloj floku, sidomos të hollët, e kërkojnë përdorimin e një produkti të tillë.

2- Përdorni shampo për flokë të thatë (dry shampoo) edhe gjatë ditëve kur e keni larë kokën.

3- Nëse e përdorni shpesh metodën e kamuflimit të thinjave nëpërmjet produkteve që nuk kanë lidhje me flokët (si grimi i syve apo rimeli), përpiquni ta shmangni sa më shumë dhe ta ruani për ndonjë rast të veçantë.

4- Përdorni skrab për skalpin e kokës një ose dy herë në javë.

5- Kërkoni për produkte që nuk përbajnë alkool apo silikon të shtuar.

6- Herë pas here, përpiquni t’i ktheheni ngjyrës origjinale, duke devijuar kështu nga zgjedhja e bërë mbi bojën e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...