Pas ndarjes nga jeta të Karl Lagerfeld, macja e tij lançon koleksionin e veçantë

Life style

Pas ndarjes nga jeta të Karl Lagerfeld, macja e tij lançon koleksionin e veçantë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 08:19
Karl Lagerfeld dhe macja

Ikona e modës, Karl Lagerfeld ndërroi jetë pak kohë më parë dhe la pas “mbretërinë” e tij të modës, e gjithashtu një pasuri të konsiderueshme. Por macja e tij, pasardhësja e vetme duket se e ka marrë situatën në kontroll.

Choupette ka lajmëruar nismën e saj të radhës: lancimin e një koleksioni “RIP Daddy”, në kujtim të Lagerfeld. Të ardhurat do të shkojnë pjesërisht për bamirësi. Pas lajmërimit me një njoftim ekskluziv për ata që e mbështetën, ajo e ka ndarë dhe në rrjetet e saj sociale.

“Të dashurat e mia,

Pas humbjes së Babait, fillova të mbaj zi. Ndërkohë që kjo ka qenë një kohë e vështirë, ju i keni mbushur mesazhet e mia me dashuri dhe mbështetje. Duke lexuar çdo mesazh, gjeta zërin tim sërish, që më inspiroi të hedh hapin tim më të mirë me koleksionin përkujtim #RIPDADDY.

Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi për “Helen Woodward Animal Center”.Kam zgjedhur këtë organizatë private jo fitimprurëse për shkak të angazhimit të saj 40 vjeçar për njerëzit që ndihmojnë kafshët e kafshët që ndihmojnë njerëzit. I ndodhur në Kaliforni, qendra e tyre ofron një numër shërbimesh nga të cilat përfiton komuniteti nëpërmjet programeve edukative dhe terapeutike për njerëzit, kujdesit dhe adoptimit ndaj kafshëve.

Bashkë, do këmbëngulim. Kërkoj që të gjithë ju të tregoni suportin duke blerë koleksionin. Me dashuri, Choupette. “- shkruan ajo në Instagram.

Koleksioni përmban bluza me mëngë të shkurtra dhe të llojit “sëeater”, këlluf telefoni, filxhanë apo dhe bllok shënimesh. Të gjitha kanë në to macen dhe shkrimin “R.I.P Daddy”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat