Truqet e amvisave me përvojë: Si mirëmbahet drejt garnitura e drunjtë e kuzhinës

Life style

Truqet e amvisave me përvojë: Si mirëmbahet drejt garnitura e drunjtë e kuzhinës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Garnitura e drunjtë e kuzhinës është e rëndësishme për shumë arsye: nuk përçon nxehtësinë, nuk dëmton enët dhe nuk ndikon në shijen e ushqimit të cilin e gatuani

Pastrimi në makinën e larjes së enëve mund t’i shkurtojë jetëgjatësinë garniturës së drunjtë, andaj kini parasysh edhe alternativat e tjera.

Rekomandohet përdorimi i vajit të kokosit dhe pastrimi me lecka kuzhine, në mënyrë që të shmangen dëmtimet e drurit dhe që të eliminohen të gjitha njollat dhe bakteret.

Pas pastrimit, enët është e nevojshme të shpëlahen me ujë të nxehtë. Erëzat e forta ndonjëherë mund të lënë gjurmë të cilat vështirë pastrohen.

E kemi zgjidhjen! Më parë garniturën zhyteni në ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë jo më shumë se 5 minuta.

Nxirreni nga uji, qitni kripë kuzhine dhe fërkoni me limon derisa kripa të shkrihet. Pastaj shpëlani me ujë të ftohtë dhe lëreni garniturën të thahet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat