Pesë gjëra që u ndodhin femrave, pasi bëjnë dashuri - Bota Sot
Pesë gjëra që u ndodhin femrave, pasi bëjnë dashuri

Life style

Pesë gjëra që u ndodhin femrave, pasi bëjnë dashuri

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Reduktohet ankthi – Kjo gjë ndodh pasi gjatë një raporti seksual çlirohet një sasi e madhe hormonesh, të cilat truri i merr si qetësues. Në sajë të këtyre hormoneve, mundësohet rregullimi i stresit.

Përmirësohet frymëmarrja – Arritja e kënaqësisë seksuale, rrit nivelin e prolaktinës në trup, gjë që stimulon rritjen e neuroneve të reja, në pjesën e trurit që kontrollon frymëmarrjen dhe nuhatjen.

Ndjesi trishtimi – Shumë femra mund të konfirmojnë se pak pasi kanë përfunduar aktin seksual përfundojnë duke qarë dhe bëhen melankolike.

Stimulohet urinimi – Menjëherë pas përfundimit të aktit, shumë femra ndjejnë nevojën për të shkuar në tualet. Bëhet fjalë për një veprim të shëndetshëm të cilin edhe gjinekologët e këshillojnë brenda 45 minutave pas përfundimit të aktit, pasi në të kundërt rrezikohet infeksioni.

Zgjerim i zonës intime – Shumë femra pas përfundimit të seksit vënë re se përmasat e gjinjve të tyre janë rritur. Kjo ndodh pasi gjaku qarkullon me më shumë intensitet në këtë zonë. E njëjta gjë ndodh edhe me pjesët intime, por ky është një efekt i përkohshëm, pasi më tej çdo gjë kthehet në normalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...