Katër mënyra të thjeshta që fëmijët të mos lagin shtratin natën - Bota Sot
Katër mënyra të thjeshta që fëmijët të mos lagin shtratin natën

Life style

Katër mënyra të thjeshta që fëmijët të mos lagin shtratin natën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Është i zakonshëm urinimi gjatë natës për fëmijët që janë në periudhën e kalimit nga pelenat te të brendshmet. Por fenomeni i urinimit mund të haset edhe kur fëmija mund të jetë mësuar pa pelena

Ekziston mundësia që ata të mos shfaqin probleme gjatë ditës, por gjatë natës kur janë duke fjetur.

E rëndësishmja është të mos e bëni fëmijën të ketë turp për zakonin që ka. Është mirë që të bisedoni me të dhe të përpiqeni bashkë për ta ndaluar.

Çfarë mund të bëni për të ndaluar këtë zakon të fëmijës? Përgjigjja është e thjeshtë dhe shoqërohet me moshën e fëmijës, si për shembull:

1. Këshillohet të shmangni lëngje të ndryshme, gjysmë ore para gjumit (përveç qumështit).

2. Mësojini zakonin të shkojë në tualet para se të flejë, edhe nëse thotë se nuk do.

3. Meqenëse asnjë prind nuk fle në të njëjtën orë më fëmijët, para se të flini, zgjojeni fëmijën dhe çojeni në tualet. Kështu minimizoni mundësitë që ai të lagë krevatin gjatë natës.

4. Shumë nëna, sipër çarçafit vendosin një këllëf mbrojtës të papërshkrueshëm nga uji dhe sipër tij një tjetër çarçaf. Kështu që, nëse fëmija zgjohet natën dhe ankohet për krevatin e lagur, ju thjesht hiqni shtresën e lagur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...