Mos i lidhni rripin e sigurimit fëmijëve në makinë me xhupin veshur, ka një arsye

Life style

Mos i lidhni rripin e sigurimit fëmijëve në makinë me xhupin veshur, ka një arsye

Më: 18 maj 2019 Në ora: 07:04
Ilustrim

Ju i lidhni fëmijët në soxholino të veshur me xhup? Kini kujdes, mund të jetë një problem! Kjo u zbulua nga një studim nga ‘Good Egg Safety’, që është raportuar nga gazeta britanike Independent.

Rreziku i lidhjes së fëmijëve në karrigen për makina me pallto: "Mund të duket se fëmijët janë krejtësisht të sigurtë, por kur ka edhe pallto krijon një zbrazëti të vërtetë midis trupit të tyre dhe rripave të sigurimit.

Në rast aksidenti, rripat nuk do të jenë aq afër trupave të tyre sa duhet, kështu që ata nuk do të jenë në gjendje t’i mbajnë fortë", shpjegojnë ekspertët që kryen studimet.

Më mirë hiqni çdo veshje të rëndë dhe ta rregulloni më mirë në vend: për të ftohtin ka gjithmonë një mbulesë, ngrohje të makinës ose ndoshta edhe të njëjtën shtresë, por të pozicionuar mbi rrip, për ta mbuluar atë.

Për sa kohë rripat ngjitet në trupin e fëmijës pa shumë pengesa në mes, ata janë të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat