5 shenjat e një miqësie toksike

Life style

5 shenjat e një miqësie toksike

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:08
Ilustrim

Miqësitë krijohen me zgjedhje dhe ju nuk jeni të obliguar të qëndroni miq me dikë vetëm për shkak të kohës sa keni qenë miq. Në një pikë të caktuar, duhet ta vlerësoni situatën dhe të përcaktoni nëse shoqëria po ju bën më shumë keq apo mirë.

Ja disa shenja të miqësive toksike:

1. Miqtë tuaj ju gjykojnë ashpër

Ju nuk duhet ta rrethoni veten me njerëz që ju bëjnë të urreni aspekte të vetes suaj. Miqtë duhet t’ju mbështesin dhe t’ju nxisin të ecni përpara dhe jo t’ju nënçmojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni keq me veten.

2. Ju gënjejnë shpesh

Secili nga ne thotë ndonjë gënjeshtër herë pas here. Ishte në zbritje. Nuk ishte aq e shtrenjtë. Jam rrugës. Do të jem gati për 10 minuta. Sigurohuni që të vendosni kufirin mes këtij lloji të gënjeshtrave dhe atyre që mund t’ju dëmtojnë vërtet.

3. Ju godasin pas shpine

Një miqësi e mirë bazohet në besnikëri dhe besim. Besimi nuk është një dobësi që duhet të shfrytëzohet.

4. Miqësia është e njëanshme dhe të tjerët janë gjithmonë të vetmit që kanë rëndësi

Kur filloni t’u tregoni diçka miqve tuaj, ata ndërhyjnë dhe fillojnë të flasin për një problem të ngjashëm me të cilin po përballen. Miqësia duhet të jetë e dyanshme dhe jo të sillet vetëm rreth personit tjetër. Kur miqtë ju dëgjojnë të ankoheni herë pas here rreth punës, partnerit apo jetës në përgjithësi, kjo tregon se ata duan t’ia dinë. Nëse ata nuk interesohen rreth asaj çfarë keni për të thënë, atëherë nuk po ju qëndrojnë pranë ashtu siç duhet të bëjnë miqtë.

5. Ju tregojnë tërë kohën çfarë duhet të bëni

Miqtë tuaj ndihen sikur është përgjegjësia e tyre t’ju këshillojnë për çdo gjë në jetën tuaj deri në atë pikë sa fillojnë të marrin rolin e nënës. Ju nuk keni nevojë për dikë që ju tregon se si ta jetoni jetën tuaj. Ju keni nevojë për dikë me të cilin të shkoni në aventura spontane pa ju gjykuar në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat