Jeni ndarë? Jepini vetes leje për të bërë këto 3 gjëra, do t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë - Bota Sot
Jeni ndarë? Jepini vetes leje për të bërë këto 3 gjëra, do t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë

Life style

Jeni ndarë? Jepini vetes leje për të bërë këto 3 gjëra, do t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

Ndarjet janë si një “vdekje” e papritur. Brenda pak minutash ju kaloni nga një person shumë i lumtur pranë partnerit tuaj, në një njeri me zemër të thyer, i vetmuar. Si duhet ta shmangni ju që të mos shndërroheni në një njeri cinik, zemërhidhur dhe ta kaloni më lehtë një ndarje? Më poshtë po ju japim disa këshilla, që shpresojmë shumë t’ju vijnë sado pak në ndihmë.

Jepini vetes suaj leje për të qarë
Bërtisni, qani sa herë ta ndjeni të nevojshme. Ne gjithmonë pas ndarjes përpiqemi të sillemi sikur gjithçka është në rregull, duke i ushtruar shumë presion vetes për t’u dukur mirë, një gabim i cili na kushton shumë. Kjo mund t’ju bëjë të shiheni si njerëz të fortë nga të tjerët, por në këtë formë do të bëni që dhimbja juaj të zgjasë për një kohë më të gjatë. Në këtë kohë, trajtojeni veten me dashamirësi. Jini të butë me veten tuaj, duke i dhënë hapësirën e duhur pikëllimit dhe trishtimit.

Vlerësoni atë që keni pasur
Nëse ishte një marrëdhënie që ju bënte të lumtur, vlerësojeni atë. Shpesh njerëzit pas ndarjes, fillojnë të zbulojnë vetëm të metat që ka pasur ajo lidhje, por e kanë shumë gabim. Në këtë mënyrë nuk i vini aspak në ndihmë vetes suaj, përkundrazi. Zgjidhni të përqëndroheni në mësimet pozitive që keni nxjerrë nga ajo marrëdhënie, në vend që të fokusoheni tek gjërat e këqija, pasi do t’ju bëjnë të ndiheni më keq dhe më e rëndësishmja: mos tentoni të hakmerreni. Hakmarrja më e mirë është që të vazhdoni të lumtur jetën tuaj, pa praninë e tij.

Shkruani çfarë po përjetoni në një letër
Mos hezitoni të shkruani gjithçka që ndjeni gjatë asaj kohe në një letër. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me momentet tuaja më të lumtura. Hedhja në letër e ndjenjave do t’ju bëjnë të ndiheni më të çliruar dhe ju krijon mundësi që t’i shihni gjërat më pozitivisht në të ardhmen. Pasi ta keni shkruar dhe lexuar disa herë, mund ta grisni, nëse keni frikë se dikush mund t’ua lexojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...