Nuk flini dot për shkak të nxehtësisë? Këshillat që duhet të dini

Life style

Nuk flini dot për shkak të nxehtësisë? Këshillat që duhet të dini

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:37
Ilustrim

Temperaturat e larta sjellin vështirësi të mëdha në jetën e secilit nga ne. Për të qëndruar të freskuar gjatë verës për të bërë një gjumë të rehatshëm ekzistojnë disa këshilla.

Në dispozicion janë disa këshilla të dobishme për mënyrën se si të qëndroni të freskuar në shtrat gjatë motit të nxehtë.

Më poshtë do gjeni këshillat e lëshuara nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit se si të flini në nxehtësi.

Bëjeni dhomën e gjumit të freskët

Kjo mund të arrihet gjatë ditës, duke përdorur roletat e dritareve për të mbajtur larg rrezet e diellit. Gjatë natës, hapni dritaret vetëm nëse jashtë është më ftohtë sesa brenda. Gjithashtu, përdorni freskuese për ta mbajtur të freskët dhomën.

Freskoni vetën përpara gjumit

Bëni një dush freskues para shtratit. Sigurohuni që dushi të mos jetë shumë i nxehtë. Ju gjithashtu mund të provoni spërkatjen me ujë – kjo mund t’iu ndihmojë të qetësoheni nga ngrohtësia.

Gjeni rrobat e duhura për t’i veshur gjatë gjumit

Përdorni rroba të lehta për t’u ndjerë sa më mirë në shtrat. Zgjidhni materialet që do të largojnë djersën prej trupit tuaj. Pizhamet e pambukut do të lejojë që lëkura juaj të marrë frymë dhe të sigurojë që djersa të avullohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat