Të ngacmon shefi? Tri këshilla - Bota Sot
Të ngacmon shefi? Tri këshilla

Life style

Të ngacmon shefi? Tri këshilla

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Për psikologet, në një rast të tillë, dallohen tre tipe skenarësh, dhe në përputhje me to, ata japin dhe nga një këshillë.

1. Shefi te ngacmon, ndërsa ti je gati të lesh punën dhe hakmerresh. Në një situatë të tillë, mos harro faktin se ti mund ta hedhësh atë në gjyq për ngacmim seksual, dhe fundja, bashkë me largimin tënd nga puna le të vuajë edhe ai nëpër gjykata. Por kujdes, gjyqet janë te vështira dhe mund të mos përfundojnë në favorin tënd.

2. Shefi te ngacmon, dhe ti as nuk do të largohesh, as t’i dorëzohesh. Ne këtë rast kërkohet një qasje më diplomatike. Në vend që të shkosh në zyrën e tij e t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë, më mirë qetësohu dhe në një moment të përshtatshëm thuaji atij hapur që të sillet me ty në mënyrë sa më korrekte dhe profesionale. Shpesh ndodh qe e kuptojnë dhe largohen…

3. Shefi te ngacmon dhe ty te pëlqen gjithashtu. Ne këtë rast, duhet të kesh parasysh se një marrëdhënie e tillë nuk është aspak e lehtë ta fshehësh nga sytë e kolegëve. Merri gjerat shtruar dhe mos u nxito. Nuk këshillohet të pëlqesh shefin tënd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...