Çfarë të bëjë burri kur gruaja vendos të divorcohet? - Bota Sot
Çfarë të bëjë burri kur gruaja vendos të divorcohet?

Life style

Çfarë të bëjë burri kur gruaja vendos të divorcohet?

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:16
Ilustrim

Nëse burri vepron kështu, femra duhet të ndryshojë mendim rreth divorcit

Hulumtimet tregojnë që në 75 deri në 100 raste, femra inicion divorcin, transmeton Telegrafi.

Për mashkullin kjo mund të jetë e papritur tmerruese, aq më parë nëse ai ende e dashuron gruan e vet dhe dëshiron të qëndrojë i martuar me të.

A ekziston shansi që ai ta bindë gruan që ta shpëtojë familjen? Cilat gabime t’i shmangë? Cilën strategji ta zgjedhë?

Gabimet kryesore të cilat mashkulli i bën kur mëson që gruaja e do divorcin:

• Bën skandal, fajëson gruan për të gjitha gabimet apo pendohet në mënyrë histerike për gabimet e veta.
• Fillon ta mbikëqyrë dhe kontrollojë gruan e vet.
• I bën dhurata duke shpresuar që do ta “blejë”.
• E mbulon me trëndafila, porosi romantike.
• E ndjek si qeni me sy të pikëlluar.
• Kërkon ndihmë nga familjarët, miqtë dhe kolegët për të ndikuar te gruaja e tij që të ndryshojë mendimin.
• Fillon t’i tregojë për atë se si kanë pasur çaste të bukura.
• Kërcënon që do t’i bëjë një të keqe vetes.
• Pi alkool derisa dehet.

Të gjitha këto janë manipulim në përpjekje që të ndikojë te gruaja që t’i “kthehet”.

Është e sigurt që shumica e meshkujve kështu e mbajnë gruan në shtëpi – fizikisht, mirëpo kjo nuk ndihmon që disa probleme të zgjidhen.

Çfarë të bëjë që të shmangë divorcin?

• Kujtoni çfarë është vetërespekti. Mos e humbni arsyen. Respektoni edhe veten edhe atë.

• Qëndroni të qetë. Pa skandal, pa kritika, kërcënime dhe shantazhe.

• Mblidhni forcën dhe përgatituni për krizën. Pa marrë parasysh a është fjala për divorc apo jo, duhet patjetër t’i shikoni gjërat në mënyrë të kthjellët.

• Komunikoni qetë dhe me respekt. Dëgjoni çfarë ka ajo për t’ju thënë.

• Mendoni për propozimet e saj dhe merruni vesh.

• Kujtoni problemet e hershme në martesë. Për çka gruaja juaj është ankuar. Mbase nuk i keni ndihmuar rreth punëve të shtëpisë, keni qenë i pakujdesshëm ndaj saj dhe fëmijëve. Ndryshoni sjelljen tuaj, por jo për atë që ajo ju ka thënë, por përpiquni ta kuptoni që ndryshimi i këtillë ju është i nevojshëm. Bëhuni burrë i mirë për gruan tënde.

• Tregoni gruas sate që jeni ju mashkulli pranë të cilit ajo dëshiron të qëndrojë.

• Bëhuni konsekuent. Le t’ju shohë si njeri të fuqishëm. Si person te i cili mund të gjejë mbështetje, i cili është i gatshëm për dialog, i gatshëm të ndryshojë çdo gjë për të shpëtuar familjen.

• Edhe pse ju duket mbase nuk është në rregull dhe që nuk duhet të ndryshoni: nëse dëshironi ta mbroni familjen, patjetër duhet ta kuptoni që ndryshimet janë të domosdoshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...