Tronditëse: Trupi “lëviz” deri në një vit pas vdekjes - Bota Sot
Tronditëse: Trupi “lëviz” deri në një vit pas vdekjes

Life style

Tronditëse: Trupi “lëviz” deri në një vit pas vdekjes

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Alison Wilson, e cila përfundoi studimet universitare në Central Queensland Australi, mbeti e befasuar pasi regjistroi shpërbërjen e trupave të donatorëve në intervalet 30-minutëshe për një periudhë 17-mujore.

Body Farm, i quajtur zyrtarisht Instituti Australian për Hulumtime Eksperimentale Tuphonomike (AFTER), është vendosur në periferi të Sidneit dhe është themeluar tre vjet më parë për të studiuar dekompozimin e trupit të njeriut në kushte të ndryshme për të lehtësuar "ringjalljen" e skenave të krimit.

“Ne zbuluam se krahët lëviznin dukshëm në mënyrë që nga pozita pranë trupit arrinin në pozitën nga anash. Në një rast, krahu u largua nga trupi dhe pastaj u kthye dhe gati sa preku trupin përsëri”, tha Wilson për ABC News.

Ajo thotë se priste një zhvendosje të lehtë në fazat e hershme të kalbjes, por ishte e habitur kur pa se lëvizjet zgjatën të paktën 17 muaj gjatë xhirimeve. Ajo beson se zhvendosja është për shkak të tkurrjes së trupit kur ligamentet thahen.

Shkencëtarët thonë se gjetjet e reja mund të luanin një rol të rëndësishëm në hetimet policore, dhe antropologu mjeko-ligjor Gzanti Malet, gjithashtu një studiues në AFTER, është gjithashtu shumë i befasuar.

Hetimet më parë janë bazuar në supozimin se pozicioni në të cilin u gjet trupi ishte i njëjtë në kohën kur personi vdiq, përveç aty ku ka prova se trupi është lëvizur nga njerëz të tjerë ose kafshë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...