Respekti fillon së pari nga prindërit

Life style

Respekti fillon së pari nga prindërit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Ndonjëherë mund të keni përshtypjen se prindërit nuk ju kuptojnë dhe në këtë situatë ekziston rreziku që marrëdhënia juaj të përkeqësohet. Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme të tregoni respekt kundrejt tyre. Nëse doni të shfaqni konsideratë më të madhe, lehtësisht mund të ndryshoni sjellje dhe këndvështrim, në mënyrë që t’i trajtoni me mirësjelljen dhe respektin që meritojnë.

Jini mirënjohës

Përveç se ju kanë dhënë jetën, prindërit tuaj sakrifikojnë kohë, energji dhe mund që të sigurohen se nevojat dhe dëshirat e fëmijëve të tyre janë plotësuar. Duke treguar se sa i vlerësoni sforcot e tyre do të tregoni respekt dhe mirënjohje. Mënyra më e thjeshtë për të treguar mirënjohje qëndron te falenderimi, duke u thënë se vlerësoni atë që bëjnë dhe që i doni për atë që janë.

Pranoni mendimet e ndryshme

Respektoni mendimin e të tjerëve. Kjo është një cilësi e nevojshme gjatë gjithë jetës. Vetëm se të doni të kuptoni vizionin e prindërve nuk do të thotë se duhet të lini mënjanë idealet tuaja. Duke parë situata të ndryshme nga këndvështrimi i tyre, do të favorizoni mirëkuptimin reciprok dhe, për pasojë, të jeni më të prirur t’i pranoni. Bëjuni ndonjë pyetje për t’i njohur më mirë. Prindërit tuaj i përkasin një gjenerate të ndryshme nga e juaja dhe që përgjatë kohës ndodhin shumë ndryshime. Flisni me ta, pasi do t’ju ndihmojnë të plotësoni boshllëkun që ju ndan. Nëse mësoni të kuptoni këndvështrimin e tyre do të dini të vendosni bazat për një marrëdhënie respekti nga të dy palët.

Pranoni mençurinë e tyre

Mençuria është aftësia për të vënë në punë njohuritë dhe përvojat në tentativën për të përballuar pasiguritë që paraqiten gjatë jetës. Besojeni apo jo, edhe prindërit tuaj kanë kaluar shumë përvoja të ngjashme me ato që keni kaluar ju në fëmijëri apo adoleshencë. Për këtë arsye duhet ta mirëprisni bagazhin e diturisë që ata kanë dhe jepini vlerë gjykimit të tyre. Nëse për shembull duhet të bëni një vizitë mjekësore, do t’i drejtoheni një mjeku me përvojë dhe kualifikimin e duhur për t’ju diagnostikuar dhe kuruar nga një sëmundje që jeni prekur. E njëjta gjë vlen dhe për prindërit tuaj: nëse filloni t’i shihni si “profesionistë të jetës” do të mësoni të ushqeni më shumë respekt dhe konsideratë kundrejt tyre.

Kujtoni se sa shumë ju duan

Nuk është e mundur të ndani me përqindje se sa shumë një prind do fëmijën e vet. Jo vetëm ju kanë dhënë jetën, por ju ushqejnë, ju udhëheqin, ju ndihmojnë të kaloni pengesat, jep gjithë qenësinë e vet dhe ju dashuron pa kushte. Si fëmijë, shpesh harrojmë se sa shumë kanë bërë për ne nëna dhe babai. Duke gjetur një sekondë për të menduar për dashurinë dhe mbështetjen e tyre do të mund të ndërtoni një lidhje bazuar mbi dashurinë dhe respektin.

Pranoni që, kur prindërit duket se ju pengojnë, kanë një arsye të mirë. Shpesh, ata janë një lloj mburoje, për të ruajtur fëmijët nga gjithçka që e konsiderojnë të rrezikshme. Prindërit tuaj ju duan të mirën dhe dëshirojnë që jeta juaj të jetë gjithë kënaqësi. Kur shohin se një sjellje rrezikon të shkatërrojë rezultate të caktuara, kjo situatë mund të shkaktojë qark të shkurtër në marrëdhënie. Kini parasysh që, zakonisht është dashuria për ju që i bën të sillen në këtë mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat