Të gjitha vajzat me gjoks të madh, këtë duhet ta lexojnë patjetër

Life style

Të gjitha vajzat me gjoks të madh, këtë duhet ta lexojnë patjetër

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Para se im bir të vinte në jetë, unë e kisha përgatitur veten që do ta ushqeja me gji. Nisa ta mësoja veten për këtë gjë, duke bërë shumë vizita dhe trajnime prenatale, kam lexuar shumë libra dhe kam ndjekur edhe disa seanca gjidhënieje pranë spitalit lokal.

E dija që ushqyerja me gji mund të ishte pak sfiduese dhe mbase në fillim do të kishte një torturë të mësuari, por isha përgatitur. Kam pasur objektiva. Isha e vendosur. Më dukej sikur asgjë nuk mund të më përgatiste më shumë për ushqyerjen me gji sesa pasja e gjinjve të mëdhenj.

Por… u përballa me një pengesë të madhe. Madje dy pengesa kryesore. Askush nuk kishte folur për problematikat që mund të ketë gjidhënia tek nënat që kanë gjoksin e madh.

Gjithsesi, le të jemi realiste. Nëse jeni edhe ju si unë, pra nëse keni gjoks të madh dhe ushqeni ose do të ushqeni fëmijë me gji, atëherë duhet të dini që javët e para të ushqyerjes me gji nuk do të jenë të njëjta për ju siç mund të jenë për nënat e tjera me gjoks normal.

Çfarë ndodh, në fakt, me ju?

Bëni shopping dy herë për reçipetat

Shumica e nënave me gjoks të madh do të zbulojnë gjatë shtatzënisë se do të shkojnë të paktën dy herë për të bërë shopping. Ok, nëse reçipetat i mbushni plotësisht në këtë kohë, përgatituni të shkoni të blini të tjera më të mëdha, sepse pas lindjes, përmasat e gjoksit rriten.

Është e pamundur të bësh disa punë njëherësh

Ndërsa e ushqeni fëmijën me gji, nuk mund të bëni asnjë punë tjetër dhe këtu, pengesë është, pa dyshim, edhe masa e madhe e gjoksit. Ky është realiteti: njëra dorë duhet të mbajë fëmijën dhe dora tjetër duhet të merret me masën e madhe. Siç e përmenda më parë, kisha relativisht gjoks të madh edhe para lindjes, por saj saj, më dukej sikur mbi kokën e tim biri lëshoja një shalqi.

Gjithsesi, nëse edhe ju vuani po njëlloj, një ide e mirë është të vendosni disa jastëkë rreth trupit për ta pasur më të lehtë procesin e gjidhënies.

Fillon të pyesësh nëse gjoksi do të të kthehet në madhësinë normale

Përfundimisht, gjinjtë do të kthehen në madhësinë e tyre normale (mund të jetë zhgënjyese për partnerin kjo). Do të shpëtoni pas një kohe të gjatë dhe do të keni mundësi të bëni punë më të mira. Ndërkohë, provoni ta përqafoni atë që nëna Natyrë ka siguruar. Ajo mund të ketë shkuar pak larg, por, natyrisht, kishte qëllime të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat