Rrëfimi i anglezit në ‘The Sun’ do t’ju habisë: U martova me një shqiptare, por pas një jave… - Bota Sot
Rrëfimi i anglezit në ‘The Sun’ do t’ju habisë: U martova me një shqiptare, por pas një jave…

Life style

Rrëfimi i anglezit në ‘The Sun’ do t’ju habisë: U martova me një shqiptare, por pas një jave…

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:09
Ilustrim

Gazeta prestigjoze ‘The Sun’, ka publikuar historinë e një anglezi dhe një vajze shqiptare. 39 vjeçari anglez ishte njohur me një 23 vjeçare shqiptare në rrjetet sociale dhe në shumë pak kohë ata janë martuar.

Por më pas vajza i ka treguar se ishte prostitutë dhe s’mund t’a linte ‘punën’ e saj pasi fitonte shumë para. Ai nuk e ka pranuar propozimin që i ka bërë vajza dhe vetëm pas një jave i ka dhënë fund martesës duke nisur procedurat e divorcit.

“Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gabim që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi. Ajo është 23-vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

Fatkeqësisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do ta dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacionin. Unë pranova dhe u martuam menjëherë. Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua… por sërish ajo vazhdoi zanatin.

Fillova të bëj gati divorcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua. Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime, por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli. Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka marrosur, por e di që po bëj gabim. Ndihem shumë keq sepse e kam të vështirë të largohem prej saj…”, ka treguar 39 vjeçari anglez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat