Horoskopi javor për periudhën nga 27 janar - 03 shkurt

Life style

Horoskopi javor për periudhën nga 27 janar - 03 shkurt

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Aktualisht jeni duke u ngutur që ta përfundoni një punë, për të tjerat nuk keni nevojë të nguteni, çdo gjë rreth jush zhvillohet ngadalë. Vraponi dhe nguteni apo jo – njësoj do ta keni. E gjitha që ju intereson dhe drejtimin që e synoni po ecën disi me ritmin e vet, të lehtë sa që më lehtë nuk mund të jetë. Mos u vraponi, sepse do të gaboni keq. Të mos bëni hap të gabueshëm, të mos ndërprisni diçka që nuk do të duhej, të mos ngatërroheni me ata për të cilët keni nevojë.

Shëndeti: Kujdes mushkëritë.

Dashuria: Afshi është bazë e marrëdhënieve emocionale në këtë javë. Mirëpo nuk është i rezervuar pasioni vetëm për krevat dhe dhomë gjumi – ju të dy mund të “grindeni” me shumë afsh, të debatoni, të kaloni në ekstrem. Mirëpo, më vonë mundeni edhe të pajtoheni, sërish me afsh. Si duket në këtë javë nuk ekziston ai mesi, ai ekuilibër, ajo qetësi. Ka vetëm afsh. Shfrytëzojini për bashkim, jo për ndarje. Deshtë e lirë vrapojnë pas çdo gjëje. I josh vetëm ajo që e grabisin, ajo që është e paqartë, që është e ndaluar, që është e zënë dhe aq më shumë që është mistike dhe sekrete. Dëshirojnë ta zbulojnë sekretin dhe të pushtojnë. Të jetë e tyre.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: E këtillë ju është mu kjo javë. Shumë vrapime, nxitime dhe djersë – dhe rezultatet janë të mira. Eprorët pak a shumë do t’ju nevrikosin dhe do t’ju bëjnë presion. Ajo është detyrë e tyre, mos e merrni shumë personale.

Shëndeti: Fyti pak do t’ju gërvisht, pak do të kolliteni por ndoshta do t’ju “kaplojë” edhe ndonjë ftohje.

Dashuria: Çdo gjë këtë javë diç po sillet rreth personit tuaj të dashur. Madje edhe po të mos sillej, ai po sillet ashtu që ju thjesht duhet patjetër t’i kushtoni kujdes dhe pak po e llastoni. Herë ju ankohet, herë ju falënderohet, herë kërkon mirëkuptim, herë ju flet për një milion gjëra të cilat tashmë shumë herë ju ka treguar. Ndërkaq kjo sjellje juve herë ju vjen mirë, herë ju nevrikos. Prandaj në këtë javë do ta dashuroni pak shumë, por pak edhe do t’ju nevrikos… po ashtu pafundësisht. Demat e lirë nuk pushojnë duke llomotitur. Ju janë vërsulur të gjithë lajkatarët nga të gjitha anët, andaj disave ua lozni syrin, ndërsa të tjerëve u jepni leksione.

BINJAKËT (21.04 – 21.05)

Puna: Tani mund të vazhdoni përpara – pra, nëse ju është një javë e çmendur kur mund të ndodhin shumë gjëra – dhe kohë pas kohe relacione të këqija me bashkëpunëtorët, kolegët, shefat. Edhe tensionet,edhe presionet,edhe ngutjet orë pas ore. Edhe vonesat edhe kryerja e gjërave në momentin e fundit. Edhe problemet me dokumentet, teknikën, mosmarrëveshjet dhe marrëveshjet.

Shëndeti: Pagjumësia për shkak të nervozizmit.

Dashuria: Partneri këtë javë gjithsesi do t’ju inkurajojë. Do të ndiheni shumë mirë, apo jo? Mirëpo, është aty një problem i vogël – kur është në humor të mirë do të ndiheni edhe ju mirë, ajo do t’ju inkurajojë në disa aktivitete super të përbashkëta, komunikim të mirë, shumë ndodhi të bukura. Mirëpo, kur personi i dashur nuk është në humor të mirë, atëherë edhe juve do t’ju nxitë që t’i kundërviheni. Sqarojani partnerit në fillim të javës – bëhu i kujdesshëm dhe inkurajoje për gjëra të bukura, sepse do të keni telashe! Është i gatshëm për bisedë të çmendur me dikë dhe vetëm pret që ai takim fatal të ndodhë!

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Ju do të punoni mirë në këtë javë, mirëpo këto ditë do t’ju sjellin po ashtu edhe rezultate të mira. Ka mundësi që tani të bëhet ndonjë marrëveshje e mirë afariste, ka mundësi të arrijnë informacione të mira deri te ju. Mund të fillojnë madje edhe bisedimet për punë të re apo për ndryshim të vendit të punës. Çfarëdo që të bëni, vetëm një gjë është me rëndësi – që fuqishëm dhe me të dyja këmbët të qëndroni në tokë, që maksimalisht t’i përkushtoheni prakticitetit dhe harroni ëndrrat e shkreta.

Shëndeti: Kujdes me ushqimin.

Dashuria: Do ta përsërisim leksionin e rëndësishëm rreth çështjes së partneriteteve tuaja, sepse, si duket, ju po harroni vazhdimisht. Dhe leksioni është ky – atë që do ta dashuronit dhe dëshironit ju nga partneri dhe nga lidhja juaj nuk është reale as e realizueshme as e mundshme, së paku jo në këtë periudhë. Pajtohuni me atë që keni dhe largohuni nga aty dhe kërkoni diçka tjetër, me çka do të jeni të kënaqur. Pra, partneri nuk është perfekt, as ju nuk jeni perfekt. Megjithatë, keni diç që vlen, vlerësojeni dhe qëndroni bashkë dhe mos u ngarkoni me atë që nuk e keni. Gaforre e lirë – vërtet është simpatik/simpatike kolegu/kolegia. Dhe keni vërtet komunikim të shkëlqyeshëm. Lini gjërat të ecin rrjedhës së vet. Pa u ngutur.

LUANI (23.7 – 22.8)

Puna. Në këtë javë disa Luanë mund të vendosin për ndërrim të punës apo ndërprerje të vendit aktual të punës. Gjithashtu, Luanët në këtë javë do të kenë oferta të reja afariste, marrëveshje të reja apo projekte të reja. Mund t’ju befasojnë situatat, mirëpo duket që edhe koha do të tregojë që kjo ka qenë shumë pozitive për ju. Nuk është javë e keqe, edhe pse kohë pas kohe mund të jetë e lodhshme dhe t’ju krijojë situata të pakëndshme.

Shëndeti: Dhembje e sinuseve.

Dashuria: Po të ishit ari, do të mund të kaloni në gjumë këtë dimër dhe nuk do t’ju dhembte koka, sepse edhe ashtu marrëdhënia me partnerin pak a shumë është e paqartë. Mirëpo, nuk jeni ari por Luan dhe që kjo paqartësi nga jashtë potencon edhe më shumë paqartësinë në jetën emocionale, mirëpo nuk keni opsion tjetër pos që të ngriheni dhe të luftoni. Gjërat këtë javë mund të përmirësohen, aq më parë sepse afshet janë ngjallur, andaj mund të përfitoni nga to. Pra, me afsh përmirësoni marrëdhënien tuaj me partnerin. Luanëtë lirë – mundeni të argëtoheni, por nuk mundeni të filloni lidhje. Dhe ju tani veproni si t’jua dojë qejfi.

IRGJËRESHA (23.08 – 22.09)

Puna: Gjëja e mirë është që pjesa më e madhe e obligimeve mund të përfundohet mu këtë javë, madje me rezultate të shkëlqyeshme. Këtë javë do të merrni edhe një propozim shumë interesant nga ndokush i cili do të dëshironte që të bashkohej me ju dhe të filloni një biznes privat.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Një javë krejtësisht e mirë është para jush dhe partnerit. Vetëm duhet plotësuar disa parakushte dhe ato janë – mos bëni asgjë kokë në vete nëse më parë nuk jeni marrë vesh me personin e dashur. Pastaj – mos ia organizoni partnerit jetën dhe qëndroni larg vërejtjeve të rastësishme të cilat juve ndoshta ju duken të padëmshme dhe argëtuese, mirëpo personi i dashur mund t’i përjetojë si fyerje. Virgjëresha të lira – keni gjetur mënyrën e duhur që t’i afroheni një personi dhe komunikimi do bëhet gjithnjë e më i shpeshtë dhe më i zjarrtë. Jeni plot elan pozitiv dhe të vendosur ta bëni për vete.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Bëhuni të qartë, preciz dhe konciz, praktik dhe real – dhe me siguri do të bëni punë të mira dhe do t’i siguroni vetes rezultate të mira. Vetëm shikoni të mos nguteni me ndonjë premtim, të mos merrni mbi vete obligime për të cilat e dini që do t’ju jenë të komplikuara që t’i plotësoni dhe natyrisht – mbani komunikim cilësor me bashkëpunëtorët.

Shëndeti: Dhembje e shpinës.

Dashuria: Peshore të lira – kjo javë është njëra ndër javët në të cilat dashuria ju pret shumë afër dhe i ngatërron të pakujdesshmit. Kjo është një shaka – pra, periudhë e shkëlqyeshme që diçka bash e mirë të ndodhë! Flirte ka, komunikim ka, lajkatarë ka – është e sigurt që juve ju vërsulen nga të gjitha anët, haptazi apo fshehurazi, me imponim apo me stil. Juve ju mbetet vetëm të bëni zgjedhjen e mirë… sepse duhet pranuar patjetër që disa thashetheme vërtet duken përrallore dhe të mrekullueshme, mirëpo pas tyre nuk qëndron asgjë pos afshit momental… Ju që keni partnerë – flisni më pak, më shumë dashuroni. Herë komunikim cilësor, herë afsh. E pra, a duhet edhe diç më shumë?

AKREPI (23.10 – 22.11)

Puna: Aktualisht më së miri funksionojnë punët afariste, qoftë të jeni tashmë duke u marrë me to apo sapo dëshironi që në këtë periudhë t’i nisni. Sa i përket punës me bashkëpunëtorët, partnerët afaristë, nëse keni punëdhënës dhe nuk jeni vetë pronari – është e mundshme që në disa momente të ketë tensioni dhe padurim të theksuar dhe “inicim” nga ana juaj, gjë që nuk do të thotë që do të jetë e pranuar mirë. Më shumë durim.

Shëndeti: Dhembje e eshtrave.

Dashuria: Mjaft oscilacione në relacionet tuaja emocionale gjatë kësaj jave. Nuk është e thënë që do të keni ndonjë tronditje të madhe, mirëpo thjesht nuk do të përshtateni dhe kuptohet në disa momente. Juve ju mbetet a do të merreni me në to, apo do të provoni ta ktheni energjinë në anën tjetër – në afsh dhe në aktivitete të përbashkëta, të cilat nuk është e thënë që kanë të bëjnë ekskluzivisht me krevatin. Akrepa të lirë – ju aktualisht jeni në impulse pushtuese dhe nuk do të keni probleme që të bëni për vete personin të cilin e doni.

SHIGJETARI (23.10 – 22.11)

Puna: Periudhë e shkëlqyeshme për marrëveshje, kontakte të reja, për inicimin e marrëveshjeve bashkëpunuese, pra periudhë e shkëlqyeshme për çdo gjë! E vetmja gjë që tani mund t’ju ngatërrojë është shpejtësia tepër e madhe sa që naivisht, me mendjelehtësi apo me optimizëm të tepruar të futeni në diçka që nuk është për ju. Edhe me kolegët duhet të keni më shumë durim – dihet që ju pengojnë, mirëpo provon të shikoni nga prapaskena.

Shëndeti: Kujdes nga alergjitë.

Dashuria: Do ta thoni tërë atë që keni për ta thënë. Nuk mundeni më disa fjalë t’i mbani për vete, derisa ato rrëmbehen duke u përpjekur të dalin në pah. Personit të dashur gjithsesi do t’i pëlqejë, mirëpo jo edhe ndoshta anëtarëve të tjerë të familjes suaj apo të familjes së personit të dashur. Mirëpo, është me rëndësi që ju dhe partneri në këtë javë të qëndroni fuqishëm njëri pranë tjetrit dhe që ndërmjet jush është mirë edhe nxitja e energjisë. Shigjetarët e lirë njërit person ia bëjnë me sy, me tjetrin mbajnë korrespondencë, me tjetrin flirtojnë, ndërsa me tjetrin tashmë kanë pasur kontakte. Ju vraponi, të tjerët vrapojnë pas jush – gjithsesi një konfuzion i përgjithshëm në të cilin nuk e di kush kë në fund do ta kapë…

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Mjaft më me ngutje të mëdha dhe me shumë obligime të cilat duhet patjetër të çohen në fund, të cilat në këtë javë mund t’ju krijojnë nervozë dhe tension. Mirëpo, është me rëndësi që në ato momente të mos bëni ndonjë veprim të ngutshëm apo të mos thoni diçka që më vonë do t’ju bëjë të pendoheni. Kohë pas kohe mund të arrijnë veprime apo vërejtje nga bashkëpunëtorët, mirëpo ndaj këtyre provokimeve mos reagoni.

Shëndeti: Probleme me sytë.

Dashuria: Edhe kjo javë sjell larushi në jetën tuaj emocionale. Partnerin nuk e kuptoni fare, sepse herë ju dashuron më së shumti në botë, herë nuk është i gatshëm për bisedë apo madje tregon sasi të caktuar padurimi dhe nervoze. Mirëpo, sërish në plan të parë do të dalë aftësia juaj që gjërat t’i balanconi me veprime të bukura, fjalë të bukura, me durim. Te disa prej jush mund të shkohet edhe deri te situata që partneri të dyshojë (me arsye apo jo – ju këtë tashmë e dini), andaj ky është shkaku i sjelljes së tij të këtillë. Vazhdoni kështu, nuk është keq.

UjORI (21.1 – 19.02)

Puna: Kjo është javë e kthesave dhe e befasive, mirëpo ato janë vetëm në fazën fillestare për ju të pakëndshme dhe të papritura. Shumë shpejt do të gjendeni dhe të zini hapin me ngjarjet, madje ato do të ecin ashtu si ju përshtatet dhe ju pëlqen juve. Shumë kontakte, takime, bisedime, marrëveshje, udhëtime të shkurtra – ju presin në këtë javë. Janë të mundshme probleme me teknikën.

Shëndeti: Do të përballeni me dhembje koke.

Dashuria: Humori juaj do të përmirësohet gjithnjë e më shumë, mirëpo vetvetiu – edhe marrëdhënia me personin e dashur do të fillojë të shkëlqejë dhe të përmirësohet. Do të ketë edhe disa momente të cilat për një kohë të shkurtër do t’ua prishin humorin apo do t’ju nevrikosin, mirëpo shikuar në përgjithësi – pos disa imtësive, në këtë javë do t’i përmirësoni lidhjet tuaja. Kjo vlen për ata Ujorë, marrëdhënia e të cilëve me partnerin është paksa më e qëndrueshme. Nëse jeni në atë grupin e tjetër i cili tashmë funksionon një kohë të gjatë, ndërkaq emocionalisht dhe me mendime jeni tërësisht të ndarë – ndërsa te ju mund të ketë befasi. Jo edhe aq të këndshme. Ujorë të lirë – dashuria nëpërmjet miqve dhe lidhjeve sociale do të lulëzojë.

PESHQIT (20.2 – 20.03)

Puna: Kjo është periudhë e lodhshme për ju, sepse nga të gjitha anët ju vërshojnë sa bashkëpunëtorët dhe kolegët, sa autoritetet. Ndihet njëfarë tendosje në ajër, sado që ju të jeni angazhuar apo të jeni korrekt ndaj njëri-tjetrit. Të kuptohemi –asgjë në këtë javë nuk do të ndikojë në pozicionet tuaja, sepse ato i keni pushtuar fuqishëm – mirëpo mund të ndikojnë personalisht në ju, sepse ju jeni personi i cili nuk di t’i lërë punët në gjysmë.

Shëndeti: Melankolia.

Dashuria: Humori juaj në këtë javë është shumë i ndryshueshëm – ju e keni të vështirë ta kontrolloni, ndërkaq partneri nuk mund t’ju kuptojë. Megjithatë, e gjitha kjo kalon dhe shkon në plan të dytë nën elanin e afshit i cili në këtë periudhë është i jashtëzakonshëm. Mirëpo, kemi edhe ato lidhje në të cilat në shikim të parë janë në rregull, mirëpo aty ku ju ikni në botën tuaj imagjinare apo i përkushtoheni flirtit me ndonjë tjetër. Çdo gjë është në rregull derisa të dini çfarë bëni. Peshqit e lirë nuk kanë probleme të gjejnë partnerin në këtë periudhë. Është vetëm çështje a do t’i përkushtoheni ndonjë marrëdhënie reale, cilësore apo do të orientoheni drejt lidhjes e cila është sekrete, e ndaluar dhe natyrisht – e ëmbël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat