Çfarë duhet të bësh para gjumit, që të jesh në super formë gjithë javën? - Bota Sot
Çfarë duhet të bësh para gjumit, që të jesh në super formë gjithë javën?

Life style

Çfarë duhet të bësh para gjumit, që të jesh në super formë gjithë javën?

Më: 4 mars 2020 Në ora: 18:01
Ilustrim

Nata është koha më e mirë për produktet e bukurisë. Është koha kur trupi rigjenerohet dhe çdo përpjekje është më efikase. Për këtë arsye, këtu ka disa këshilla që të kujdesesh për veten pak para se të flesh.

Bëj një maskë fytyre me aloe vera

Lëngu i Aloe vera-s ndihmon në zbardhjen e lëkurës, heqjen e puçrave dhe parandalimin e rrudhave. Ai është shumë i mirë për të gjitha tipet e lëkurës, thjesht zgjidhni maskën e duhur. Është mirë që ta aplikoni dy herë në javë.

Vitaminë E poshtë syve

Lëkura poshtë syve është shumë e thatë, e hollë dhe e prirur për rrudhjen e parakohshme. Për të parandaluar plakjen, apliko maskë me vitaminë E. Mund ta gjesh në çdo farmaci në formën e kapsulave, shto pak vaj peshku ose vaj ulliri për rezultate më të mira. Megjithatë, ji e kujdesshëm me vitaminën E dhe përdor shumë pak: aplikimi i sasive të mëdha mund të shkaktojë enjtje dhe acarim. Këtë maskë bëje vetëm një herë në javë.

Vaj arrë kokosi për buzët

Vaji arrës së kokosit është shumë i mirë për buzët e thata. Duhet një kohë e gjatë për t’u absorbuar, për këtë arsye është mirë që ta aplikosh para se të shkosh në shtrat, në mënyrë që buzët të jenë të përsosura të nesërmen në mëngjes.

Apliko vaselinë tek flokët 

Arsyeja e dëmtimit të flokëve dhe elektrizimit është thatësira. Ashtu si lëkura, edhe floku ka nevojë për lagështi për të qëndruar i shëndetshëm, i fortë dhe me shkëlqim. Vaselina është ideale për të hidratuar dhe ushqyer flokun. Ajo parandalon krijimin e majrave të dyfishta dhe mundëson rritjen e flokëve.

Zbut duart

Për t’i bërë duart të buta, përdor këtë metodë para se të flesh:

1. Lajini mirë dhe ndërkohë edhe bëjuni pak masazh.

2. Thajini mirë me peshqir dhe vendosni një krem hidratues

3. Tregoni kujdes për gishtat dhe hapësirën mes tyre teksa vendosni kremin 

4. Vendosni doreza dhe shkoni në shtrat (mund të përdoni doreza speciale të SPA-ve)

Trego kujdes të veçantë për këmbët

Vera nuk vonon dhe sigurisht askush nuk dëshiron që të ketë kallo tek këmbët. Kështu që me pak vaj ulliri, pastro këmbët duke bërë masazhazh, laji mirë, vish çorape dhe shtrihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat