Ç'të bëni kur harroni të hidhni antidjersë

Life style

Ç'të bëni kur harroni të hidhni antidjersë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:55
Ilustrim

Të gjithëve mund të na ndodhë të dalim nga shtëpia me nxitim dhe të harrojmë atë që s'duhet kurrsesi ta harrojmë. Hedhjen e antidjersës! Do të rrish gjithë ditën jashtë, pas pune ke një takim, temperaturat nuk janë në favorin tënd dhe kurrë si dihet kë takon gjatë rrugës. Pra, të duhet patjetër të ndihesh e pastër, e padjerësitur dhe e freskët. Si t'ja bëjmë?

Ju duhet vetëm një dezinfektues duarsh që prej mujash me siguri nuk mungon kurrë në çantën tuaj. 

Çfarë të bëni me të?

E mira është të jetë një dezinfektues pa aromë, por sidoqoftë, edhe llojet e tjera do t'ju ndihmojnë. Aplikoni disa pika në sqetull dhe lëreni pak sekonda sa të thahet nga ajri.

Pse është zgjidhje funksionale?

Era e trupi shkaktohet nga bakteret dhe duke qenë se alkooli (një nga përbërësit kryesorë të dezinfektuesit) i vret bakteret, shanset që të ndjeni aroma të pakëndshme janë shumë pak.

Me pak fjalë, një tjetër arsye madhore për të mos e ndarë kurrë antibakterialin nga duart dhe çanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat