Nuk i ndalë pandemia, në Klinë e marrin nusen me motorra

Life style

Nuk i ndalë pandemia, në Klinë e marrin nusen me motorra

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 20:50
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh për atë se çka lejohen të bëjnë qytetarët dhe çka jo për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Sipas vendimit janë të ndaluara të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

Më shumë se pesë njerëz po ashtu nuk mund të qëndrojnë në sheshe publike apo parqe.

Por ky vendim nuk është që po respektohet aq shumë, pasi qytetarët po organizojnë dasma thuajse çdo ditë.

Një dasmë e veçantë së fundmi në kohë pandemie është organizuar në qytetin e Klinës, saktësisht më 31 korrik në fshatin Dobërdol të Klinës.

Krushqit kanë shkuar ta marrin nusen me 8 motorra, në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat