E dini cila është shenja më gjeniale e Horoskopit? Me siguri ju shkon mëndja… - Bota Sot
E dini cila është shenja më gjeniale e Horoskopit? Me siguri ju shkon mëndja…

Life style

E dini cila është shenja më gjeniale e Horoskopit? Me siguri ju shkon mëndja…

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 06:05
Ilustrim

Shenja e tretë në treshen e shenjave të ajrit është Ujori. Ata shquhen për origjinalitetin. Janë të paparashikueshëm siç është Urani, planeti i tyre udhëheqës. Ata janë progresivë, shohin gjithmonë nga e ardhmja dhe janë shumë krijues.

Simboli i Ujorit në Zodiak simbolizon valët e detit, ose valët e zërit, elektricitetit dhe të dritës.

Personat që i përkasin kësaj shenje janë vizionarë dhe humanistë. Ata nuk gjykojnë dhe çdo njeri e shohin të barabartë me veten. Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre, çfarë rrace apo çfarë besimi i përket. Ti je një njeri dhe kaq mjafton për të marr vëmendjen e një Ujori. Kjo shenjë nuk e koncepton dot si mund të ndikojë rraca, gjinia, seksualiteti ose statusi social për të pasur marrëdhënie ose jo me një njeri. Ata do të lidheshim me këdo, sepse ata kanë aftësinë për të pranuar këdo.

Ujori ka shumë hobi dhe interesojnë shumë gjëra. Teknologjia dhe Sci-Fiction janë uraniane. Ata priren drejt të ardhmes, janë të patrembur për të zbuluar ç’ sjellë e ardhmja dhe të patrembur.

Kjo shenjë karizmatike dhe miqësore është gjithmonë e rrethuar nga miqtë. Është kënaqësi të flasësh me personat e kësaj shenje. Ata i shohin gjërat ndryshe dhe gjithmonë sjellin mendime të reja.

Edhe pse shumë interesantë, si të gjithë edhe ata kanë tiparet e tyre negative. Shpesh janë kokëfortë, ngulin këmbë si mushka në mendimet e tyre dhe nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të bëhet ndryshe nga ajo që duan ata. Edhe kure kanë gabim e kanë shumë të vështirë që ta pranojnë. Rebelohen pa arsye ndonjëherë dhe bëhen shumë fëmijërore në ato që kërkojnë. Është shumë e çuditshme që një shenjë kaq inteligjente ta lërë arsyeja në këtë mënyrë, por ja që ndodh.

Edhe ndjenjat janë pak me spec për këtë shenjë, sado të përfshirë të jenë ata nuk do ta thonë kurrë dhe mund të të pëlqejnë pafund, por të të injorojnë përjetë! Pse e bëjnë? Askush se di, as ata vetë më beson!

Atyre ju pëlqejnë marrëdhëniet, por jo ato tradicionalet. Nuk duan fejesa dhe martesa. Ata duan një person që t’ iu tregojnë idetë e tyre, që të pëlqejnë të njëjtat gjëra të çuditshme si ata dhe që mos t’ i ngjiten shumë. Shumë ngjitje = shumë bezdi. Një Ujor ju do dhe nëse ju takon njëherë në javë, njëherë në muaj apo njëherë në vit. Lidhjet në distancë i përshtaten kësaj shenje. Ata duan marrëdhënie mendore më shumë sesa fizike. Nuk është se nuk e pëlqejnë ose se vlerësojnë seksin, vetëm se ka gjëra më të rëndësishme se kaq.

Nëse je një Ujor dihet se çfarë pune dëshiron: DIÇKA QË SE BËJNË DOT TË TJERËT!

Mendoni për një çast Thomas Edison dhe do e kuptoni për çfarë po flas. Ata janë gjenialët, kështu që më vjen keq, por s’ mund të bëjnë një punë të zakonshme. Ata udhëheqin, nuk mund të ndjekin!

Persona të famshëm të shenjës së Ujorit:

Virginia Woolf, Chris Rock, Judy Blume, Pris Hilton, John Travolta, Natalie Cole, Bob Marley, Charles Darwin, Mozart, Oprah Winfrey, Charles Darwin. Abraham Lincoln, Joan of Arc.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat