Këshillat që të mos harroheni pas takimit të parë

Life style

Këshillat që të mos harroheni pas takimit të parë

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Erdhi dita. Ti dhe ai/ajo që nga Instagram-i më në fund do dilni në takim! Nga mesazhet, gjërat duken në rrugë të mbarë, por pjesa më e rëndësishme vjen tani.

Fshini nga truri gjithë dilemat, çlirojeni veten, por mbani mend vetëm këshillat më poshtë.

1.Mbani bisedën gjallë

Është e lehtë të qëndroni me dikë dhe të mos flisni, por kjo nuk u jep mundësinë të mbaheni mend gjatë pas një takimi të parë! Mos e lejoni frikën t’ju pushtojë dhe mos t’ju ndalojë të ndani eksperiencat dhe mendimet tuaja apo të bëni pyetje.

2. Jini të hapur, kundër rrymës dhe të sinqertë

Shumica e njerëzve përpiqen të mos shkojnë kundër rrymës në takimin e parë pasi qëllimi është që t’i pëlqejnë personit tjetër. Mirëpo nëse mbani qëndrimin tuaj për diçka edhe pse ai/ajo bie në kundështim, ju bën të paharrueshëm. Sipas ekspertëve, njerëzit pëlqejnë ekstremet, por jo mediokritetin kështu që më mirë të mos ofendoni askënd.

3.Përpiquni të jeni jo i zakonshëm

Përpiquni të thyeni disa norma kulturore në mënyrën më pozitive të mundshme. Reisinger sugjeron një përgjigje sa më të bukur dhe me humor edhe për pyetjet më të thjeshta si për shembull: “Si jeni?”.

4. Përdorni gjuhën e trupit

Gjuha e trupit nuk ju bën vetëm të ndiheni mirë, por edhe të paharrueshëm. Për të bërë këtë, sugjerohet një shtrëngim duarsh i fortë, mbajtja e kontaktit me sy dhe qëndrimi drejt.

5.Përfshini emocionet

Kjo këshillë vjen bazuar në shprehjen e famshme të Maya Angelou që thotë: “”Unë kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë, por nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndihen”.

Kështu që mënyra më e mirë për të bërë përshtypje është që t’i bëni njerëzit të ndjejnë diçka. Si mund ta bëni këtë në një bisedë të rastit? Duke e bërë personin tjetër të qesh, duke bërë “padashje” një gabim dhe duke kërkuar falje, apo duke diskutuar me të një temë të nxehtë.

6.Dëgjoni me vëmendje personin tjetër

Kur dëgjoni personin tjetër përpiquni të jeni sa më të vëmendshëm dhe të angazhuar. Njerëzit më popullor dhe të paharrueshëm në botë janë ata që na japin vëmendjen e plotë. Megjithëse të jesh gjithë kohës i vëmendshëm mund të jetë e vështirë, duhet të kuptoni që jo i bën ata të ndihen të rëndësishëm dhe do t’ju mbajnë mend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat