Që femrat shpesh shtiren për orgazmën dihet, por kjo është arsyeja më e shpeshtë pse ndodh

Life style

Që femrat shpesh shtiren për orgazmën dihet, por kjo është arsyeja më e shpeshtë pse ndodh

Nga: D.B. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:04
Foto Ilustrim

Gjithmonë ka ekzistuar mendimi se gratë shtiren rreth orgazmës vetëm për të kënaqur të dashurit në shtrat. Por, tani një studim i ri tregon se gratë mund të shtiren për orgazmat për një arsye tjetër, vetëm që seksi të përfundojë sa më shpejt.
Studimi, i cili është prezantuar në British Psychological Society, ka pyetur gra të moshave 19 deri 28 vjet rreth përvojave të tyre për aktrimin e orgazmës në shtrat.

Ato i kishin klasifikuar eksperiencat e tyre si “seks i keq” dhe këto kanë qenë momentet përgjatë të cilave ato kanë aktruar.
“Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë treguar se aktrimi i orgazmës është një mënyrë për ti dhënë fund seksin të keq.”, - shkruan Angela Chen për Gizmodo.

Pavarësisht se ky studim është i vogël, prapëseprapë i drejtohet një çështjeje të madhe kulturore me mënyrën se si ne e perceptojmë seksin.
Ne ende jetojmë në një kulturë apo epokë ku nëse një gruaje nuk është duke i pëlqyer seksi dhe dëshiron ta ndalojë, më mirë do të ndjehet nëse shtiret për orgazmën sesa ta bëjë partnerin e saj ta kuptojë këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat