10 gjëra që asnjëherë nuk duhet t’i bëni me fëmijën tuaj

Life style

10 gjëra që asnjëherë nuk duhet t’i bëni me fëmijën tuaj

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Ilustrim

10 gjëra që asnjëherë nuk duhet t’i bëni me fëmijën tuaj:

1. TË BËRTITNI
Disa thonë se është më keq sesa rrahja dhe lë pasoja afatgjata mendore dhe emocionale. Mbani mend se Profeti Muhammed asnjëherë nuk ia ka ngritur zërin një fëmije, gruaje apo miku.

2. TA FAJËSONI
Të fajësuarit i zbeh marrëdhëniet, e ul vetbesimin dhe i bën nxit fëmijët të kalojnë në pozicion mbrojtës edhe atëherë kur nuk kanë bërë diçka të keqe. Enes i. Malik, atëherë një fëmijë 10 vjeç ka thënë: “I kam shërbyer Profetit për nëntë vite. Ai asnjëherë nuk ka thënë për diçka që e kam bërë, pse e kam bërë, apo për diçka që nuk e kam bërë, pse nuk e kam bërë.”

3. T’I JEPNI URDHRA VAZHDIMISHT
Urdhrat dhe instruksionet, pa bindje të mëparshme, e kthejnë fëmijën në robot dhe kjo nuk është e shëndoshë. Kur të rritet, fëmija do të ketë tendencë t’i bindet çfarëdo autoriteti pavarësist vlerave të tij.

4. TA KËR*CËNONI
Kërcënimi përdoret sepse është zgjidhje e shpejtë për mosbindjen e fëmijëve.Çdo sjellje që vjen si pasojë e frikës është hipokrite dhe nuk është shenjë për ndryshim të vërtetë.

5. TË SILLENI ME SARKAZËM
Ta përqeshësh një fëmijë është sjellje e papranueshme. Nëse një fëmijë përqeshet, kjo e lëndon ndjenjën e tij të vlerës dhe vetbesimit.

6. TA MALLKONI
Mallkimi e mëson edhe fëmijën të mallkojë e ta përdorë këtë me njerëzit e tjerë, përfshirë familjarët, miqtë dhe prindërit. Një thënie e Profetit Muhamed thotë: “Një besimtar asnjëherë nuk fyen, as nuk mallkon, as nuk është i ashpër, as nuk sillet në mënyrë të turpshme.”

7. TA KRAHASONI
Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me dikë tjetër, veçanërisht me vëllezërit a motrat. Krahasimi krijon xhelozi dhe zemërim.

8. TA KËSHILLONI VAZHDIMISHT
Intervali normal i vëmendjes së një fëmije është 3 deri 5 minuta për çdo vit të fëmijës. Një fëmijë 2 vjeç duhet të jetë i aftë të koncentrohet në një detyrë të caktuar për së paku 6 minuta dhe një fëmijë në parashkollor duhet të jetë i aftë të koncentrohet për sëpaku 15 minuta. Shokët e Profetit rrëfenin se “Profeti kujdesej që disa ditë të na predikonte, e disa ditë tjera jo, nga frika se mos mërziteshim.”

9. TË MOS I BESONI
Mosbesimi në fëmijën krijon mosbesimin të ndërsjellë, e mbyll komunikimin e sinqertë dhe e lëndon vetbesimin..

10. TA RRIHNI
Në të shumtën e rasteve, rrahja e fëmijës ka të bëjë me çlirimin emocional të prindit e jo me dëshirën për ta korrigjuar sjelljen e fëmijës. Rrahja, ngjashëm si barërat për largimin e dhimbjes, është zgjidhje e përkohshme, jo ilaç. Kjo krijon personalitet frikacak që do të vazhdojë të bëjë gjëra të këqia kur askush nuk e sheh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat