5 gjëra që s'duhet t'i mbani më në banjë!

Life style

5 gjëra që s'duhet t'i mbani më në banjë!

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Mesatarisht në shpenzojmë +/- 30 minuta çdo ditë në banjë. Shumëica e gjërave tona personale ndodhet atje, por kjo s'do të thotë se tualeti është vendi që i përket sendeve që të gjithë ne vendosim çdo ditë! 9 prej tyre i gjeni të listuara më poshtë, prandaj sigurohuni t'i ndërroni vendin.

1. Furçat e make up-it

Eshtë shumë e rëndësishme t'i lani rregullisht furçat e make up-it dhe t'i thani mirë për të shmangur grumbullimin e baktereve. Pasi ta keni bërë këtë, gjejni një vend tjetër veç tualetit, sepse aty s'janë të sigurta. Lagështira dhe i ngrohti do t'i bëjnë më të ekspozuara ndaj baktereve dhe mikrobet transmetohen drejt e në fytyrën tuaj.

2. Parfumet

Duke i mbajtur në banjë, do të shkatërroni padashje strukturën e tyre molekulare dhe gradualisht do t'i çoni drejt tharjes. Që kjo të mos ndodhë dhe aroma të mbajë sa më gjatë, gjeni një vend tjetër për t'i vendosur.

3. Peshqirët

Sado e çuditshme të tingëllojë, peshqirët e përdorur nuk duhet të qëndrojë në banjë pasi bëhen burim pisllëku. Të gjithë bakteret e mbledhura në to do të kalojnë në trupin tuaj. E mira është t'i lani peshqirët rregullisht pas 3 përdorimesh dhe t'i lini të thahen komplet para se t'i përdorni sërish.

4. Kremrat/larësit

Lagështira nuk i ndihmon, përveçse bën që ndan përbërësit e tyre. Sigurohuni t'i fusni diku me temperaturë normale.

5. Furçat e dhëmbëve

E dimë që tualeti është vendi i parë që na vjen ndërmend kur mendojmë për to, por duhet të tregoni kujdes, pasi gjatë kohës që lani tualetin, ka shumë gjasa që bakteret të transmetohen tek furça juaj e dhëmbëve. Denstistët rekomandojnë t'i mbani sa më larg banjës të jetë e mundur, brenda një vendi ku nuk hyn lagështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat