Fjalët që nuk duhet t’i thoni kurrë në takimin e parë

Life style

Fjalët që nuk duhet t’i thoni kurrë në takimin e parë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Nga martesa te fëmijët dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ja se cilat janë disa nga fjalët e ndaluara nëse sapo keni takuar një person që nuk e njihni 

Ish i dashuri

Askush nuk do të dëgjojë rreth ish të dashurit apo ish të dashurës suaj në takimin e parë. Nëse pëlqeheni me njëri-tjetrin në këtë takim, do të keni mjaftueshëm kohë për të biseduar për të shkuarën.

Jo vetëm që jepni shenjën se nuk e keni kaluar lidhjen tuaj të shkuar dhe dhembjen prej ndarjes, por tregoni edhe se nuk jeni gati të ecni përpara. Bëni mirë ta pyesni veten përse po e nxirrni një gjë të tillë në skenë. A ndodh kjo për shkak se po sqaroni se çfarë nuk doni nga një lidhje apo po siguroheni se keni ecur përpara dhe se keni takuar një person më të mirë se ish-partneri/ja.

Ndoshta / mbase / mundet

Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit dhe Universiteti i Kalifornisë kanë analizuar bisedat në 900 praktika të takimeve të shpejta dhe kuptuan se çfarë i mërzit më tepër dy njerëz të saponjohur.

Sipas zbulimit, përdorimi i fjalëve si “ndoshta”, “mbase”, “mundet” dhe “me gjasa” sinjalizonin se tjetri nuk ndihej rehat dhe se ishte krijuar një distancë mes çiftit. Gjithashtu përpiquni të shmangni arritjen në përfundime të nxituara.

Film

Një tjetër studim thotë se më pak se 9 për qind e takimeve të para, ku çiftet kanë përdorur fjalën “film”, kanë kaluar në fazën e dytë të njohjes. E gjitha kjo, për shkak të humbjes së interesit. Sipas spekulimit të studiuesve, për shkak se ne marrim opinione shumë të forta rreth filmave, mund të jetë një subjekt polarizues.

Për çfarë duhet të flisni? Për udhëtimet. Në të njëjtin studim, 18 për qind e atyre që ishin takuar për herë të parë dhe që folën për udhëtime dhe pushime donin të takoheshin sërish. Kjo temë i bën njerëzit të jenë më të shoqërueshëm dhe të duken më tërheqës për tjetrin.

Trajtim mjekësor

Shmangni me mjeshtëri diskutimin rreth procedurave mjekësore, dentare apo estetike në takimin tuaj të parë. Edhe nëse historia e heqjes së një dhëmballe ju duket shumë interesante për nga efekti qesharak që ju ka shkaktuar, mos u mbështesni në këtë temë për të bërë për vete një person që sapo e keni njohur.

Jo vetëm që kjo tregon për një eksperiencë të pakëndshme, por e bën bisedën të duket sikur po kërkoni simpatinë e personit tjetër, duke luajtur kartën e keqardhjes për një sëmundje. Kini parasysh se shëndeti është një temë intime në takimet e para.

Hobet

“Cilat janë hobet tuaja?” – mund t’ju duhet diçka shumë e thjeshtë për t’u diskutuar, por tjetri mund ta mendojë si një sulm ndaj përditshmërisë së tij. Këto janë pyetje që bëhen zakonisht gjatë një përzgjedhjeje për një vend pune. Në takimin e parë qetësojini paksa gjërat dhe më mirë pyesni se si i kalon fundjavat apo se çfarë bën pas pune.

Beqar/e

Ja dhe pyetja më e urryer për njerëzit që kanë dalë në një takim të parë. Përse je beqar/e? Megjithëse mund të jetë një pyetje që mund të pasohet nga një kompliment, mos e bëni, pasi po i kujtoni tjetrit një periudhë mbase të papërshtatshme për të. Personi që keni përballë mund të mendojë se po e pyesni “çfarë nuk shkon me ty?”

Dëgjoni me vëmendje bisedën dhe merrni një të dhënë për të bërë pyetjen e ardhshme bazuar në ato që tjetri po flet.

Kërkova në “Google”

Nuk fitoni aspak pikë duke i kujtuar personit tjetër se keni kërkuar për të në “Google”. Ndonëse është një praktikë shumë e përhapur, bëni më mirë që ta lini jashtë temës së bisedës. Personi që keni përballë nuk do të donte kurrsesi të dinte se ka kaluar nëpër kanalet tuaja të kontrollit.

Dreqin

Ndonëse nuk duhet të jeni të stresuar apo të shtirur në takimin e parë, bëni mirë ta mbani larg gjuhën e shfryrjes së zemërimit. Ju do të ngjani shumë të pasjellshëm dhe për më tepër do të krijoni një liri të shprehuri që mund të interpretohet si moskokëçarje dhe mungesë respekti për personin tjetër.

Shkurtimet

Shmangni çdo akronim apo shkurtim të fjalëve që përdorni në gjuhën e dërgimit të mesazheve. Është ndryshe t’i përdorni teksa shkruani dhe tjetër gjë t’i sillni në një bisedë me një person që sapo e keni takuar. Mbajini gjërat sa më formale, por njëkohësisht edhe të lirshme.

Sekret

Një takim i parë nuk është aspak vendi për të bërë zbulime të sekreteve. Sido që ta mendoni, duket sikur jeni aq të vetmuar saqë nuk keni me kë të bisedoni për disa gjëra ose mund të ngjani si një person që ka vendosur të shtypë ndjenjat e tij dhe papritur po i zbulon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat