Çfarë e shkakton formimin e dhjamit përreth barkut?

Life style

Çfarë e shkakton formimin e dhjamit përreth barkut?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Nëse keni shtuar disa centimetra në bel, jo domosdoshmërisht duhet të fajësoni mënyrën e të ushyqerit apo mungesën e aktivitetit fizik. Shkaktarët e vërtetë të shtimit në peshë janë çrregullimet hormonale. Këto janë pesë shenjat se si çrregullimet hormonale ndikojnë në krijimin e shtresave yndyrore në zonën e barkut.

1.Punoni shumë dhe flini pak: Hormonet e gjëndrës tiroide (TSH, T3 dhe T4) kalojnë nëpër çdo qelizë në organizëm.

Kur këto hormone funksionojnë bashkërisht, metabolizmi juaj bëhet makinë e shkrirjes së dhjamit.

Por kur bëni një jetë të çrregult, flini pak dhe punoni shumë këto hormone bëjnë të kundërtën, shtojnë dhjamin rreth barkut.

2.Trupi humb ndjeshmërinë ndaj insulinës: Adiopenektina është hormon i cili prodhohet në qeliza dhjamore dhe ndihmon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj sheqerit.

Insulina përcakton se a do të shkrihen yndyrat apo do të depozitohen.

3.Niveli i ulët energjetik: Nëse fusni në organizëm sasi të mëdha ushqimi të pasur me karbohidrate, do të duhet të kujdeseni gjatë për shkrirjen e tyre.

Nuk është mirë të ndërprisni plotësisht futjen e tyre, sepse do të krijohet reaksion i keq hormonal, që mund të ndikojë në nivelin tuaj energjetik.

4.Jeni duke jetuar në shpejtësi të plotë 24 orë, shtatë ditë në javë: Edhe një hormon, adrenalina, shpëton humbjen e yndyrës dhe shton nivelin e energjisë.

Ky hormon i ndihmon trupit që të lirohet nga yndyrat e depozituara dhe sheqeri, kështu që do të keni këtë energji plotësuese, kur ju nevojitet.

Nëse e teproni dhe bëheni hiperproduktiv, rezervuari juaj do të jetë i zbrazët.

5.Zvogëlimi i libidosë: Hormoni kryesor seksual DHEA shton libidonë dhe ndihmon që të ndiheni të fokusuar.

Ky hormon bashkë me testosteronin mbron indin muskulor, i cili shkrin më shumë kalori sesa yndyra.

Me kalimin e viteve niveli i testosteronit bie, libidoja është e ulët dhe flini keq, gjë që çon në shtimin e peshës trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat