Gjërat që nuk duhet mbajtur assesi në banjë

Life style

Gjërat që nuk duhet mbajtur assesi në banjë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Foto Ilustrim

Ka shumë gjëra që mbajmë në banjë si brisqet e rrojës, peshqirë e nganjëherë kutitë e barnave.

Por, të gjitha të lartpërmendurat nuk do duhej t’i mbani në banjë, për arsye të ndryshme.

Brisk rroje

Është e zakonshme që brisqet të punohen prej çeliku që të jenë të sigurta dhe të zgjasin për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, edhe nëse rruajtja në banjë është gjëja më e zakonshme për të bërë, nuk rekomandohet që brisqet t’i mbani aty. Kjo sepse banjo është një dhomë shumë e lagësht.

Duhet të keni parasysh që kontakti i zgjatur me ujë mund të shkaktojë që brisqet të ndryshken më shpejt. Si rezultat, tehu do të humbasë mprehtësinë e saj dhe rruajtja jo vetëm që do të jetë më pak efektive, por mund të jetë edhe më e dhimbshme.

Peshqirët

Është e qartë se keni nevojë për peshqirë në banjë. Ato përdoren kur thani duart ose fytyrën pasi t’i keni larë dhe kur dilni nga dushi, por kjo ende nuk do të thotë që banja është vendi më i mirë për t’i mbajtur ato.

Siç thamë më parë, banja është dhoma e shtëpisë ku ka më shumë mundësi që të shfaqen myk ose kërpudha për shkak të lagështisë.

Medikamentet

Ruajtja e këtyre llojeve të produkteve në banjë mund të bëjë që ata të humbasin tiapet e tyre shëruese më shpejt dhe madje t’i prishin ato për shkak të sasisë së lagështisë dhe nxehtësisë që çlirohet si nga dushi ashtu edhe nga përdorimi i lavamanit në mënyrë të vazhdueshme.

Ilaçet humbasin efektin e tyre dhe madje skadojnë më shpejt sesa duhet kur ruhen në kushte të lagështa dhe të nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat