Fytyrë porcelan si aziatiket? Mund t’i afrohemi paksa

Life style

Fytyrë porcelan si aziatiket? Mund t’i afrohemi paksa

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:53
Foto Ilustrim

Me siguri shumë prej jush mund të kenë pyetur veten se si ia bëjnë gratë aziatike të duken kaq të bukura, me një lëkurë të pastër, të shëndetshme e të bardhë që shpeshherë na kujton kukullat e porcelanit që ruanim me kujdes kur ishim të vegjël ? Pyetja e dytë mund të ketë qenë përse nuk dukeni edhe ju njësoj si to.

Sigurisht që në kujdesin ndaj vetes nuk luajnë rol të rëndësishëm vetëm produktet e zakonshme kozmetike, por edhe disa sekrete që çdo femër aziatike i ka pjesë të përditshme në ritualin e përkujdejes:

1.Masazh me peshqir të ngrohtë: Edhe pse zakonisht rekoamndohet qe fytyrën ta lani me ujë të ftohtë, gratë japoneze ndjekin një ritual shumë interesant pas pastrimit të mëngjesit: atë të masazhimit me ujë të ngrohtë. Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe kalojeni në të gjitha linjat e fytyrës siç tregohet në foto. Hiqeni nga fytyra pas 15 minutash dhe aplikoni krem hidratues.

2.Tonik me kripë deti dhe ujë: Ky tonik është një aleat i vërtetë bukurie që mund ta përdorni në çdo kohë e çdo moment. Në një shishe shtoni 1 gotë ujë të ngrohtë dhe dy lugë gjelle kripë të trashë. Lëreni kripën të tretet dhe përdoreni tonikun për të pastruar deri në thellësi qelizat e vdekura të lëkurës.

3.Maskë me qumësht soje: Për gratë japoneze, qumështi i sojës është i barazvlfshëm me maskat e shtrenjta a në mos më i shëndetshëm dhe efektiv. Me ndihmën e një garze pambuku kaloni qumështin e sojës në të gjithë fytyrën dhe mbajeni për 20 minuta. Ai ushqen dhe zbardh fytyrën, si dhe normalizon prodhimin natyral të sebumit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat