Gjërat që duhet të praktikoni për një fundvit fatsjellës

Life style

Gjërat që duhet të praktikoni për një fundvit fatsjellës

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:46
Ilustrim

Orët e fundit të një viti janë gjithmonë të mbushura me pritshmëri të mëdha, energji, dhe shumë po përpiqen t’i përdorin ato për të arritur qëllimet për vitin e ardhshëm. Si? Përmes disa besëtytnive!

Ngjyra e të brendshmeve është e rëndësishme

Në vendet e Amerikës Latine, të brendshmet e kuqe, jeshile dhe të verdha mund të blihen në çdo dyqan para Vitit të Ri. Njerëzit veshin të brendshme të kuqe për të gjetur dashurinë, jeshile ose të verdhë për pasuri dhe të bardha për paqen.

Shkruani çdo dëshirë në letër

Para darkës së fundit të vitit, duhet t’i shkruani në letër të gjitha dëshirat për Vitin e Ri. Pastaj duhet ta mbani letrën pranë darkës, për të thithur tërë energjinë tuaj. Pas mesnatës, letra digjet me bindjen se do të arrini gjithçka që dëshironi në Vitin e Ri.

Puthja në mesnatë

Pas ditës së Shën Valentinit, festa e Vitit të Ri është më e keqja për beqarët pasi të gjithë puthen në mesnatë. Vërtet, kjo “dhimbje” zgjat vetëm 60 sekonda. Një puthje në natën e Vitit të Ri është një simbol i dashurisë përgjatë gjithë vitit.

Ngjyrat e fatit për Vitin e Ri

Ashtu si me të brendshme, ngjyra të caktuara të qirinjve simbolizojnë lumturinë. E verdha do të ndihmojë me problemet financiare, e gjelbra do të sjellë shëndet, portokallia është për mençurinë, vjollca është për sukses në fushën profesionale, e kuqja për dashurinë dhe qirinjtë blu për paqen. Në Brazil, besojnë se veshja me të bardha do t’ju sjellë lumturi dhe paqe në Vitin e Ri. Veshja me ngjyrë të bardhë duhet të jetë e re.

Shlyeni borxhet

Një autor e krahasoi borxhin si mbipeshë, sikur të mbash 15 kg shtesë në shpinë çdo ditë. Dhe kur të paguani borxhet, do të mahniteni me shpejtësinë me të cilën do të rritet bilanci i llogarisë tuaj dhe lumturia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat