12 gjësende që nuk duhet t’i lani kurrë me detergjent të enëve

Life style

12 gjësende që nuk duhet t’i lani kurrë me detergjent të enëve

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Disa prej tyre me gjasë i keni ditur, por disa prej tyre do iu surprizojnë.

Nuk duhet të provoni të përdorni detergjentin e enëve në asgjë tjetër pos enëve sepse mund të dëmtoni gjësendin në vend se ta pastroni

Edhe disa enë metalike, nuk preferohet t’i pastroni me detergjent, transmeton lajmi.net. Në disa raste duhet të përdorini kripën e pastrimit që përdoret për makinën e larjes së enëve.

Këtu kemi mbledhur 12 gjësende që nuk duhet t’i lani kurrë më detergjent të enëve.

Çajniku

Detergjenti i enëve mund të lë kimikate brenda çajnikut edhe pas larjes, që mund të jetë e vështirë që të hiqen vetëm me shpëlarje.

Shija e çajit ose kafes do të ketë aromë detergjenti edhe pasi ta shpëlani prandaj zgjedhja më e mirë mund të jetë të përdorni vajra esencial të kafes, në këtë mënyrë edhe kafja do të shijoj më mirë dhe do ta mbrojë sipërfaqen e çajnikut nga korrozioni,

Makina e larjes së enëve

Detergjenti i enëve shkumon shumë, prandaj nëse e fusni në makinë mund të prishni makinën, dhe gjithashtu do të keni telashe të pastroni gjithë shkumën që do të dali jashtë makinës.

Makina e larjes së rrobave

Njësoj si ajo e enëve, makina e rrobave do të prishet nga shkuma e tepërt dhe do të keni problem ta pastroni gjithë shkumën e liruar.

Mund të iu ketë shkuar mendja të pastroni njollat e yndyrës më detergjent të enëve, por kjo është ide e keqe, përdorni detergjente speciale për këtë qëllim.

Makinën tuaj

Shumë përdorin detergjent të enëve për të pastruar makinën e tyre, por nuk duhet ta përdorni kurrsesi, transmeton lajmi.net.

Kjo është për disa arsye: kimikatet do të dëmtojnë ngjyrë e makinës dhe gjithashtu e zhveshë dyllin mbrojtës që mund të keni në të.

Flokët

Kjo është shumë e rrezikshme sepse do të zhveshë flokët tuaja dhe skalpin e kokës nga vajrat esencial të cilët janë shumë të nevojshëm për të mbajtur flokët dhe lëkurën tuaj të shëndetshme.

Ky detergjent përmban në vete një lloj kripe pastrimi, që do të irritoj lëkurën tuaj.

Pasqyrat dhe xhamat

Detergjenti i enëve po që do të largoj të gjitha papastërtitë, por gjithashtu do të lë pas njolla të cilat janë shumë të vështira për tu pastruar, transmeton lajmi.net. Në këtë rast më së miri është të përdorni pastruesin klasik të xhamave.

Enët prej gize

enët e bëra nga giza janë të mbuluara me një shtresë yndyrore që ndihmon që ushqimi të mos ngjitet gjatë përgatitjes.

Detergjenti i enëve do ta zhveshë këtë shtresë, prandaj preferohet ta fshini me leckë letre sa është akoma e nxehtë dhe vetëm ta shpërlani me ujë të ngrohtë. Më pas mund ta lyeni paksa me vaj.

Sipërfaqet nga druri

Përdorimi i detergjentit të enëve në sipërfaqe të drurit do i lërë ato të gërvishtua dhe pa shkëlqim.

Përdorni fshesën me vakum për ta pastruar pluhurin, dhe më pas përdorni një leckë të lagur për ta pastruar sipërfaqen. Preferohet të përdorni produkte specifikisht të krijuara për sipërfaqe të drurit.

Rrobat ose mobilet e lëkurës

Lëkura është mjaftë delikate si produkt dhe kimikatet do ta shkatërrojnë, transmeton lajmi.net. Njësoj si lëkura juaj, edhe kjo ka nevojë për ta ushqyer me yndyra për ta mbajtur të butë.

Qenin tuaj

Detergjenti i enëve është shumë agresiv edhe për lëkurën e qenit tuaj dhe mund të shkaktoj rënie gëzofi. Përdorni produkte speciale për pastrim të qenve. E njëjta vlen edhe për mace.

Bimët tuaja

Detergjenti i enëve nuk i zëvendëson pesticidet. Ajo veçse do të thajë bimët tuaja dhe nuk do të kryej punë për të mbajtur insektet larg.

Fruta ose perime

Sado tunduese mund të iu duket të pastroni ushqimin me detergjent, është një ide shumë e keqe. Detergjenti do të futet në poret e frutave ose perimeve dhe do iu shkaktoj probleme me shëndetin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat