Masat izoluese ndryshojnë industrinë amerikane të modës

Life style

Masat izoluese ndryshojnë industrinë amerikane të modës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Parashikimet për modën e vitit 2020 dështuan

Pandemia e koronavirusit ndryshoi mënyrën se si njerëzit punojnë, vishen dhe relaksohen. Moda është njëra nga industritë e para që është përshtatur me realitetin e ri, duke prodhuar veshje sportive dhe të rehatshme.

Parashikimet për modën e vitit 2020 dështuan. Pandemia e koronavirusit bëri që veshjet zyrtare të binin në vlerë, sepse ato u zëvendësuan me veshje më sportive dhe më të rehatshme.

“Kjo është një veshje për COVID-19, kur jeni në shtëpi por doni të dukeni bukur me një bluzë të shkurtër”, thotë Burkingy, stilist mode në firmën Jahnkoy.

Marusya Kazakova, një stiliste ruso-amerikane dhe burri i saj Burkoindi hapën galerinë e tyre Jahnkoy në Nju Jork, në mes të pandemisë. Linja është një kombinim i folklorit rus dhe afrikan me veshjet sportive Puma.

Ata kishin filluar me shitjet para pandemisë, por COVID i bëri shumë të njohura veshjet e tyre.

“Nëse dalim jashtë shtëpisë, duhet të jemi në gjendje të shprehemi. Të gjitha veshjet bartin mesazhe që tregojnë se kush jemi”, thotë stilisti i modës Burkindy.

COVID ka nxjerrë nga përdorimi veshjet dhe këpucët zyrtare.

Gjatë punës në distancë njerëzit duan të ndihen mirë por jo domosdoshmërisht bukur, sepse edhe gjatë konferencave të gjithë shohin vetëm pjesën sipër belit.

“Duhet të kujdesemi vetëm për veshjet sipër belit”, thotë Martina Dietrich, stiliste mode.

Martina Dietrich është ndër dizajneret e para në Nju Jork që i është përshatur realitetit të ri. Këtyre ditëve fleksibiliteti i bën veshjet më tërheqëse.

“Kjo vishet nga të dyja anët”, shpjegon zonja Dietrich.

COVID shkaktoi rritje të blerjeve përmes internetit dhe jo në dyqan. Në blerjet e këtij viti është vërejtur kujdes i shtuar me shpenzimet.

Produkti më i shitur gjatë pandemisë, sigurisht që është maska e fytyrës. Përdorimi i saj mbron përdoruesin dhe të tjerët.

Por nevoja që njerëzit të shohin fytyrën e njëri tjetrit dhe të qëndrojnë afër çoi në zbulimin e maskave transparente.

“Ideja është që njerëzit të qëndrojnë afër dhe të sigurtë. Në vend të distancës fizike njerëzit mund të qëndrojnë afër dhe të flasin pa mbuluar fytyrën! Të gjithë tani kanë maska, nuk mund t’u shohësh fytyrën por nëse u shihni shprehet e fytyrës ndiheni më të çliruar”, thotë Haz Em.

Gjatë vitit 2021, industria e modës do të vazhdojë përpjekjet për të bërë prodhimin e saj sa më ekologjik dhe të përgjegjshëm.

Dhe më e rëndësishmja, rehatija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat