Pse duhet të përdorni shampo blu për flokë të kafta

Life style

Pse duhet të përdorni shampo blu për flokë të kafta

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:05
Foto Ilustrim

Kjo shampo vepron si një tonalizues për të mos lejuar sfumaturat portokalli ose ngjyrë bakri pas lyerjes me nuanca të gështenjës.

Shampoja blu është një nga blerjet e para që duhet të bëni nëse doni të ruani ngjyrën e errët të flokut

Nuk është vetëm biondja që do kujdes, por edhe tonalitetet e brunes, sidomos nëse keni bërë një lyerje flokësh balayage dhe pas disa kohësh ngjyra tenton të zbehet drejt portokallisë

Shampoja blu është një shampo që përmban pigmente të ngjyrës blu. Nëse kini parasysh ruletën e ngjyrave, e keni vënë re që bluja është plotësuese e portokallisë drejt së cilës tentojnë të duken flokët pasi është zbehur ngjyra gështenjë.

Prandaj kjo shampo vepron si një tonalizues për të mos lejuar sfumaturat portokalli ose ngjyrë bakri pas lyerjes me nuanca të gështenjës.

Nëse keni zgjedhur një tonalitet të çokollatës ose keni bërë teknikën balayage, kjo shampo është super e këshilluar, por edhe nëse keni një ngjyrë gëshenjë natyrale, pigmentet blu do t’i dhurojnë më shumë shkëlqim ngjyrës suaj.

Ajo duhet përdorur jo më shumë se 1-2 herë në javë dhe në rastin e flokëve të thatë, duhet kombinuar me një balsam.

A janë njësoj shampoja blu dhe ajo vjollcë? Jo. Siç thamë, bluja është plotësuese e portokallisë, kurse vjollca e të verdhës.

Kjo është arsyeja pse shampoja vjollcë rekomandohet për nuancat e bjondes dhe ngjyrave të ftohta si p.sh silver. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat