Kjo formulë e thjeshtë parashikon sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

Life style

Kjo formulë e thjeshtë parashikon sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Ilustrim

A do të dëshironit të dinit se sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj? Një formulë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të parashikoni se sa të gjatë do të jenë ata. Formula, që përdoret prej vitit 1970 dhe që është publikuar në “New York Times”, parashikon që shumica (jo të gjithë) e fëmijëve arrijnë një gjatësi që mund të matet nga gjatësia mesatare e kombinuar e të dy prindërve.

Ja si funksionon kjo formulë:

Për djem
Shtoni gjatësinë e të dy prindërve plus 13 cm dhe pjesëtoni për dy.

Për vajza
Shtoni gjatësinë e të dy prindërve minus 13 cm dhe pjesëtoni për dy.

Këto parashikime nuk janë 100% të sakta, duke qenë se në gjatësinë e njeriut luajnë rol edhe faktorë të tjerë mjedisorë, si aktiviteti fizik, mënyra e ushqyerjes etj. 60-80% e gjatësisë së njeriut përcaktohet nga gjenetika. Siç të gjithë e dimë, jo të gjithë fëmijët e të njëjtit çift kanë të njëjtën gjatësi.

Shkenca thotë se fëmijët më të vegjël në familje zgjaten më shumë se ata më të mëdhenjtë. Një tjetër metodë për të parashikuar gjatësinë
është duke dyfishuar gjatësinë e djalit në moshën dy vjeç dhe gjatësinë e vajzës kur është 18-muajshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat