Tre përbërësit perfektë për të balancuar fytyrën e yndyrshme

Life style

Tre përbërësit perfektë për të balancuar fytyrën e yndyrshme

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Në kontrollimin e sebumit, pra yndyrës larja e saj dhe përdorimi i pastruesit të duhur është elementi kyç.

Fytyrat e yndyrshme kërkojnë shumë kujdes kur vjen puna tek pastrimi. Larësit duhet të jenë efikasë për të larguar yndyrën, por pa tharë lëkurën.

Në kontrollimin e sebumit, pra yndyrës larja e saj dhe përdorimi i pastruesit të duhur është elementi kyç. Kjo jo vetëm për higjienë të mirë, por edhe për të ruajtur një balancë të shëndetshme në lëkurë.

Uji i trëndafilit

Ky ujë është i njohur për vetitë e tij qetësuese mbi lëkurë. Gjithashtu është një tonik shumë i mirë që mban lëkurën të re, të hidratuar dhe largon aknet.

Mjafton të merrni një disk pambuku, ta zhysni tek uji i trëndafilit e më pas të fërkoni fytyrën me të. Sipas dëshirës mund ta lini t’ju thahet në lëkurë ose ta shpëlani me ujë.

Kamomil

Kamomili plot aromë të mirë njihet edhe për vetitë e tij qetësuese në organizëm si edhe lëkurë. Ky çaj mund ta zbardhë dhe të reduktojë yndyrën në lëkurën tuaj në shumë pak kohë.

Mjafton të lani lehtë fytyrën me këtë çaj e ta lini të thahrt në lëkurë. Më pas sipas dëshirës largojeni atë duke e shpëlarë me ujë të ftohtë.

Mjaltë dhe limon

Të dy janë një kombinim shumë efikas ndaj luftimit të akneve dhe fytyrave të yndyrshme. Përzieni 2 lugë gjelle mjaltë bashkë me 1 lugë gjelle limon derisa të krijoni një masë kompakte.

Vendoseni atë lehtë mbo fytyrë dhe masazhojeni. Lëreni të thehet për 5-10 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat