Mënyra “vintage” dhe e sigurt për të bërë flokët me onde

Life style

Mënyra “vintage” dhe e sigurt për të bërë flokët me onde

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Shpesh dëshirojmë të ndryshojmë pamje dhe duam që në vend të flokëve të shtrira të kemi kaçurrela dhe anasjelltas. Dëshira për ndryshim nuk është asnjëherë e gabuar, por mjetet që përdorim për të ndryshuar flokët tanë  janë shumë dëmtues.

Masha e flokëve ose piastra dëmtojnë rëndë flokët, por këto nuk janë të vetmet mënyra për të bërë flokët me onde.

Një nga mënyrat më të përhapura ka qenë dhe është me bigudina. Shumë nga ju kanë parë mamatë dhe gjyshet që i vinin natën dhe në mëngjes kishin flokë të bukura dhe të valëzuara. Edhe pse një mënyrë shumë e mirë duket se e kemi anashkaluar ose harruar. Gabim!

Kjo mënyrë mbron flokët, nuk djeg, nuk këput. Si të veproni: Pasi keni larë flokët lërini të thahen, por jo plotësisht. Duhet të jenë të njomë. Vendosni produktet e flokëve si zakonisht.

Më tej, ndajini flokët në pjesë. Merrni një pjesë dhe vendosni bigudinën duke i përdredhur flokët nga majat drejt rrënjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat