Depresioni i qeshur, maskimi që fsheh disa fytyra

Life style

Depresioni i qeshur, maskimi që fsheh disa fytyra

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një person që fsheh me zell simptomat e një sëmundjeje të quajtur depresion mund të duket si një person plotësisht funksional që kalon shumë orë në punë dhe nuk duket se ka një trishtim që mund ta largojë nga jeta e përditshme (ai nuk ka nivele të ulëta të energjisë).

Depresioni i qeshur si term i shpikur nga profesionistë të shëndetit mendor për të treguar se depresioni nuk ka vetëm një fytyrë të vetme dhe jo të gjithë njerëzit e përjetojnë atë në të njëjtën mënyrë.

Kjo kategori njerëzish pretendojnë se janë mirë me veten e tyre, duken ambiciozë dhe të punës dhe frikësohen shumë nga stigmatizmi që mund të sjellë shfaqja e gjendjes së tyre mendore dhe tregimi i shenjave të dobësisë.

Pra, nëse njihni njerëz që gjithmonë duken të qeshur dhe me humor të mirë, mos besoni gjithmonë në këtë maskë që shihni pasi diagnoza e depresionit të qeshur mund të jetë e vështirë edhe për specialistët…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat